TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj: S’kam dashuri të madhe me PDK e LDK, por duhet të punojmë ta heqim Kurtin

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Haradinaj: Kemi një qeveri që po dëmton shtetin

Anëtarësimi në NATO do të hapë rrugën për hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndërkohë që opozita duhet ta largojë Albin Kurtin nga qeverisja aktuale pasi me antiamerikanizmin e tij, ai po e rrezikon vendin.

Kështu ka thënë kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30 Ramush Haradinaj në kuvendin e pestë zgjedhor të Organizatës të Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Pejë.

Haradinaj ka thënë se hyrja e Kosovës në NATO është shumë e rëndësishme, pasi Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitete të ndihmojë Aleancën Veri-atlantike dhe se hyrja në këtë organizatë do të hapte rrugën për hyrje edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Bota është duke ecur në ritme shumë të shpejta dhe çështjen e sigurisë po shkon me dinamikë të vështirë. Ushtria jonë ka se çka i ofron NATO-s, i ofron kapacitetin e vet elitar. Ne mundëm të hyjmë në NATO pa na njohur Serbia. Ne me hy në NATO është edhe parimi që të mos e pengojë Serbia anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në 100- ditshin e parë ajo që ekziston sot si jo zyrtare por miqësore, diskutimi për çështje tona vetëm ka mbërri në nivel dhe ajo do të zyrtarizohet në Qeverinë e Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është edhe një goditje e interesave të armiqve tonë. Me hyrjen në NATO vjen edhe ekonomia”, ka thënë ai, raporton KosovaPress.

Kandidati për kryeministër, Haradinaj ka shtuar se nuk është edhe aq i shoqërueshëm me partitë tjera opozitare, por duhet të bashkohen si opozitë e të ndryshojnë qeverisjen aktuale pasi kryeministri Albin Kurti vazhdon me politika antiamerikane.

“Ne duhet ta ndryshojmë Kurtin. E kush e ndryshon, duhet ne opozita. Unë nuk është se jam në dashuri të madhe as me PDK-në, as me LDK-në, por duhet të punoj me ta për ta hequr këtë njeri (Kurtin). Për fat të keq ai ka vazhduar të sillet si antiamerikan. Ka arritur të krijojë një bindje në popullin e vet si antiamerikan që është rrezik për ne dhe është gabim. Na duhet një ndryshim”, ka thënë ai.

Kryetari i degës së OVL UÇK në Pejë, Gazmend Syla ka theksuar se Qeveria aktuale asnjëherë nuk ka ndihmuar veteranët e luftës.

“Përjetësisht mirënjohës që para 8 vjetëve ju më keni besuar mua të udhëheq organizatën e veteranëve të luftës. Qeveria nuk e ka kthyer kokën kah ne. Ka shkuar edhe në ofendim për pagën minimale. 11 vjet po i bën këtu Muhaxheri (Kryetari i Pejës), kurrë për një varr dëshmori nuk e ka kthyer kokën kah ne. Jemi e vetmja komunë që nuk ka raporte”, ka theksuar Syla.

Tags: HaradinajkurtiLDKpdk
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prishtina shënon Ditën e Çlirimit me seancë solemne dhe me mesazhe për lirinë dhe shtetndërtimin

Prishtina shënon Ditën e Çlirimit me seancë solemne dhe me mesazhe për lirinë dhe shtetndërtimin

Dyshohet për dhunim të një të miture në Skenderaj, arrestohet një person

Dyshohet për dhunim të një të miture në Skenderaj, arrestohet një person

Një shtetase maqedonase arrestohet për mashtrim në Podujevë

Arrestohet një person pas shpërthimit në Strellc të Epërm të Deçanit

Thesari i SHBA-së mbështet reformat e BQK-së në sektorin financiar

Dyshohet se qëlloi me shuplakë një fëmijë, nisin hetimet për edukatoren në Tiranë

Vdekja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, arrestohet pronari i pishinës

Dyshohet për dhunim të një të miture në Skenderaj, arrestohet një person

Dyshohet për dhunim të një të miture në Skenderaj, arrestohet një person

Një shtetase maqedonase arrestohet për mashtrim në Podujevë

Arrestohet një person pas shpërthimit në Strellc të Epërm të Deçanit

Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera

Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera

Italia integron Inteligjencën Artificiale në të gjitha nivelet e arsimit

Italia integron Inteligjencën Artificiale në të gjitha nivelet e arsimit

Tapet apo parket? Para se të vendosni, duhet t’i dini këto mangësi që shpesh fshihen

Tapet apo parket? Para se të vendosni, duhet t’i dini këto mangësi që shpesh fshihen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën