Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sulmet terroristet të 11 shtatorit të vitit 2001 në ShBA.
Ai ka thënë populli i Kosovës bashkëndjen me atë amerikanë jo vetëm në këtë ditë.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ishte dhe do të jetë në krah të Amerikës, për demokraci e paqe.
“Populli i Kosovës bashkëndjen me popullin amerikan, jo vetëm në këtë ditë të përvjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në tokën amerikane, një tokë që mbrojti lirinë tonë. Bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi, me kombin dhe shtetin amerikan. Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë”, ka shkruar Haradinaj./teve1.info/