Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dënuar sulmet kundër shtetit të Izraelit.
Ai ka thënë se sulmet terroriste në popullatën civile, pengmarrjet dhe agresioni, janë dhimbje e madhe për të gjithë botën demokratike.
“Qëndrojmë pranë Izraelit në këtë ditë të vështirë për ta. Sulmet terroriste në popullatën civile, pengmarrjet dhe agresioni, janë dhimbje e madhe për të gjithë botën demokratike. Urojmë në stabilizim të shpejtë të situatës. Familjeve të viktimave dhe shtetit të Izraelit, ngushëllime dhe force”, ka shkruar Haradinaj.






