Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se synimi i Kosovës është anëtarësimi në institucionet euro-atlantike dhe për të arritur këtë qellim nuk guxojmë të largohemi nga aleatët tanë.
“I kemi disa synime pa të cilat do te kemi vështire ta zhvillojmë çdo sektor të vendit. Synim e kemi anëtarësimin në institucionet euro-atlantike, veçanërisht më NATO. Për të arritur këtë qellim nuk guxojmë të largohemi nga aleatët tanë, por duhet të afrohemi me ta që ta kenë besimin tek ne që bashkërisht t’i arrijmë objektivat. Vreshtarëve, fermerëve dhe afaristëve të Rahovecit, i urova suksese në punën e tyre”, ka shkruar ai.
Haradinaj këtë fjalim e bërë në ceremoninë hapëse të festës tradicionale të vjeljes së rrushit, me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”, me edicionin e 22-të për këtë vit.
Ai ka thënë se qyteti i Rahovecit bashkon shumë vlera dhe ato vlera na bëjnë krenarë si shqiptarë.
“Në kohën e perpjekjeve per liri, Rahoveci ka kryer provimin më të vështirë të asaj kohe, angazhimin, sakrificën e luftën për liri. Ky qytet atdheht i dha shumë dëshmorë e martirë. Po ashtu, në periudhën e shtetndërtimit, me kontributin në zhvillim ekonomik ka dhënë mjaft dëshmi se sa i rëndësishëm është ky qytet dhe njerëzit e tij për Kosovën.Gjatë fjalës sime në ceremoninë hapëse të festivalit tradicional të vjeljes së rrushit “Hardh Fest” falënderim të posaçëm i shpreha vreshtarëve e veçanërisht afaristit të suksesshëm shqiptaro-amerikan, Rrustem Gecaj, i cili gjithë mundin e jetës së tij e të familjes gjatë e ka investuar në Kosovë. Kjo është një dëshmi që bashkëpunimi e investimet e përbashkëta janë storje suksesi që çojnë vendin përpara”.








