TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Haradinaj në përvjetorin e rënies së Arben dhe Luan Qerimajt: Lufta e UÇK-së solli lirinë

nga teve1
26 Maj, 2025
0
A A
Haradinaj në përvjetorin e rënies së Arben dhe Luan Qerimajt: Lufta e UÇK-së solli lirinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj të hënën ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të mbajtur në Gllogjan, me rastin e 26-vjetorit të rënies së Arben dhe Luan Qerimajt.

Haradinaj ka bërë të ditur se në këtë ceremoni po ashtu janë kujtuar edhe bashkëluftëtarët e tyre të rënë po në këtë ditë, Rexhep Tafaj, Ekrem Berisha, Fetah Selca, Beslim Alijaj dhe Haki Krasniqi.

“Të gjithë këta trima që i kujtuam sot ishin të veçantë, secili në mënyrën e vet. Në përvjetorin e rënies së tyre, ne nderojmë shpirtin e tyre luftarak, besnikërinë ndaj shokëve dhe vendosmërinë për të mos u dorëzuar kurrë përballë armikut”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai ka shtuar se në ditë si kjo, kujtohet se sa e gjatë, e vështirë dhe e shtrenjtë ishte rruga deri te liria e arritur.

Haradinaj ka theksuar se lufta e UÇK-së hapi rrugën për për ndërtimin e shtetit të Kosovës, krijoi aleancën me NATO-n, si dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në ditë si kjo, kujtojmë se sa e gjatë, e vështirë dhe e shtrenjtë ishte rruga deri te liria që gëzojmë sot. Ishte lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ajo që solli lirinë dhe e hapi rrugën për ndërtimin e shtetit tonë. Ishte kjo luftë që krijoi aleancën tonë me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një aleancë që duhet ta ruajmë e ta forcojmë me krenari. Misionin tonë për sigurimin e lirisë sonë nuk duhet ta ndalim derisa të bëhemi ofrues të sigurisë, si pjesë e NATO-s, të rreshtuar pranë botës demokratike, udhëhequr nga Amerika. I përjetshëm qoftë kujtimi për Luan e Arben Qerimaj, Rexhep Tafaj, Ekrem Berisha, Fetah Selca, Beslim Alijaj dhe Haki Krasniqi”, ka shtuar Haradinaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro

BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro

Përfshihet nga zjarri Kalaja e Kulinës në Kamenicë

Përfshihet nga zjarri Kalaja e Kulinës në Kamenicë

Avokatja e Naim Murselit: S’kam informacion për kohën e qëndrimit të tij në Psikiatri

Instituti i Psikiatrisë kërkoi kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca të planifikuara

Një muaj paraburgim ndaj serbit të dyshuar për krime lufte në Malishevë

Rasti “Transporti”, nga 7 vjet burgim dhe nga 5 mijë euro gjobë për 8 prej tyre

OKB: Më shumë se 82 përqind e Gazës nën urdhërat izraelite për zhvendosje

OKB: Më shumë se 82 përqind e Gazës nën urdhërat izraelite për zhvendosje

Selektori i Maqedonisë së Veriut fton gjashtë shqiptarë

Enis Bardhi largohet nga Bodrumspori

Ansu Fati zyrtarizohet tek Monaco

Ansu Fati zyrtarizohet tek Monaco

Interi Miami me kontratë të re për Messin

Inter Miami reagon pas thashethemeve për largimin e Messit

BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro

BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro

Përfshihet nga zjarri Kalaja e Kulinës në Kamenicë

Përfshihet nga zjarri Kalaja e Kulinës në Kamenicë

Avokatja e Naim Murselit: S’kam informacion për kohën e qëndrimit të tij në Psikiatri

Instituti i Psikiatrisë kërkoi kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca të planifikuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X