TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Haradinaj në Malishevë: Kurti po sillet si bukëpërmbysës

by TËVË 1
1 vit ago
4
A A
​Haradinaj në Malishevë: Kurti po sillet si bukëpërmbysës

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese Ramush Haradinaj është zotuar se nën qeverisjen e tij Kosova do të anëtarësohet në strukturat euro-atlantike teksa nuk ka lënë pa kritikuar kryeministrin Albin Kurti për prishje të raporteve me ndërkombëtarët dhe qasje jo të mirë ndaj vlerave të luftës.

Haradinaj gjatë tubimit elektoral sot në Malishevë tha se Albin Kurti po sillet si bukëpërmbys dhe se po përdorë dëshmorët e luftës në emër të votës.

“A ka diçka pas NATO-s, kur je anëtar i NATO-s, bëhesh edhe anëtar i OKB-së edhe i BE-së dhe zhvillohesh ekonomikisht dhe të donë se je i tyre, e jo si ky që po sillet si me qenë bukëpërmbys, si me qenë i atyre që nuk e dinë se i kujt është. Ai që ka ardhur dje e lexon emrat e dëshmorëve këtu, si ka fytyrë, sa herë ka ardhur në varrezat e juaja, dje ka ardhur me një votë, ua lexon emrat. Duhesh të jesh shumë i pafytyrë të guxosh t’i shikosh njerëzit në sy për t’iu dalë përballë dhe të lexosh emrat e dëshmorëve që ke ardhur me marrë votën. Ia kemi dhënë votën para katër vjetësh, 50 për qind. A mund të tregoni se çfarë ka bërë ai në Malishevë? Si erdhi dje? Pas katër vjetësh thoshte se ua bëjë ujin. Po ku ishe që katër vjet bre, nuk e di se çka të qoftë! A ka më pafytyrësi se të vijë ai (Kurti) dhe t’ju flasë për UÇK-në?”, tha Haradinaj.

Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj, ka kritikuar qeverisjen aktuale se ka lënë pas dore kategoritë e dala nga lufta, përfshirë edhe invalidët e luftës.

“Tash e katër vjet, invalidët tanë shëtitën nëpër zyre, maltretohen nga ata ministra, që ne i quanim mercenarë, ka plot këtu burra, djem, të cilët kanë nevojë për rehabilitim mjekësor. Dikur, e çdo vit, sipas rekomandimit mjekësor, ata duhet, e kanë nevojë të rehabilitohen çdo vit në banja shëruese. Tash e katër vjet, kjo qeverisje ua ka ndalë trajtimin, mundësinë për të ndërruar protezat e tyre, ato gjymtyrë që dhanë për Kosovën dhe vinë këtu e lexojnë, e shpifin e tallen me gjënë më të rëndësishme të kombit tonë”, tha Limaj, shkruan KP.

Edhe kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati ka drejtuar kritika ndaj qeverisjes Kurti.

“Për katër vjet ne u injoruam, u përbuzëm, u përballëm me një tretman jo njerëzor nga kjo qeveri, nga këta njerëz që erdhën na mashtruan dhe më pas ikën, nuk i pamë më as në fshatra dhe as në qytetin tonë kurrë”, tha Kastrati.

Përveç kritikave ndaj qeverisë aktuale, Haradinaj pati edhe premtime për zhvillim ekonomik, investime në shëndetësi, arsim dhe rritje pagash.

Tags: AKKramush haradinajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Ku ka vaksina falë, janë helm”, prindërit nuk vaksinojnë fëmijët kundër fruthit, pesë raste në Infektivë

“Ku ka vaksina falë, janë helm”, prindërit nuk vaksinojnë fëmijët kundër fruthit, pesë raste në Infektivë

Drita e mbron titullin e kampiones së Kosovës në futboll

Drita e mbron titullin e kampiones së Kosovës në futboll

​Dita e Evropës në Prishtinë bashkon kulturën, rininë dhe mesazhet për integrim evropian

​Dita e Evropës në Prishtinë bashkon kulturën, rininë dhe mesazhet për integrim evropian

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin për presidente dhe bartëse të listës së LDK-së

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin për presidente dhe bartëse të listës së LDK-së

Policia: Kërcënimet ndaj Kurtit nga “Severna Brigada” u publikuan nga Serbia

Kurti premton statusin e kandidatit në BE në mandatin e ardhshëm

Haziri: Nuk ka asnjë marrëveshje me VV-në për t’u votuar qeveria e re të dielën

Haziri: Gara politike, mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim, mbi 29 mijë kërkesa të pranuara nga KQZ

Vuçiq kërcënon integritetin territorial të Malit të Zi, duke përmendur 13% të territorit

​Marta Kos drejt vizitës së parë në Kosovë, Vuçiq e sulmon: Nuk kontaktoj të huajt që i dëshirojnë të keqen Serbisë

Vjosa Osmani i prinë listës zgjedhore në LDK, vetë e 20-ta në listë

Vjosa Osmani i prinë listës zgjedhore në LDK, vetë e 20-ta në listë

Kurti vulos kandidaturën për kryeministër, VV-ja synon mandat edhe më të fuqishëm më 7 qershor

Kurti vulos kandidaturën për kryeministër, VV-ja synon mandat edhe më të fuqishëm më 7 qershor

Vikendi zbraz Kosovën, mbi 175 mijë qytetarë dalin jashtë vendit në tri ditë

Vikendi zbraz Kosovën, mbi 175 mijë qytetarë dalin jashtë vendit në tri ditë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën