Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje dhe të shmangen zgjedhjet ka thënë se masa e përkohshme nga Gjykata Kushtetuese deri më 8 gusht nëse nuk ka konstituim brenda afatit të caktuar, mund të ketë një masë finale.
Më tutje, ai tha se koha që Gjykata Kushtetuese u ka dhënë deputetëve, deri më 8 gusht, është e mjaftueshme për të gjetur një zgjidhje.
“Është me rëndësi që koha është e shkurtë, pra masa e përkohshme është për dy javë. Na jep shpresë se pas dy jave do të ketë zhvillime të reja, ose vendim të ri të gjykatës, për një masë finale. Kjo ndoshta është e mira e kësaj. Siç duhet, kemi afat edhe nesër, andaj mendoj se ky dyjavëshi nuk është i keq. Është e mundshme se gjykata e ka paraparë se kaq kohë nevojitet për një zhvillim të ri, që nuk do të ishte pak dy javë”, tha Haradinaj para medieve.