TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj – Kurtit: Luaj nga vendi, mos u tut

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Haradinaj: Çka janë qu peshë disa eksponentë të PDK-së kundër Fondit të Ushtrisë, s’po e kuptoj ku e kanë hallin

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka treguar se si ka trashëguar gjendjen energjetike kur kishe marrë detyrën e kryeministrit, teksa i ka bërë thirrje Kurtit që të “luaj nga vendi”.

“Por nga gjithë këto e masa të tjera emergjente e afatgjate për përballjen e kolapsit të mundshëm energjetik, ai e ministrat e tij kanë vendosur që të navigojnë në internet dhe të gjejnë modele të kursimit të energjisë, e t’ia kalojnë popullit për t’i lexuar. Dhe natyrisht të mos harrojnë të na thonë se “Ky dimër do të jetë i rëndë”! Plaga energjetike e Kosovës, që kullon, nuk shërohet me këshilla nga interneti, por me vendime të mëdha të Kryeministrit. Luaj nga vendi Albin Kurti, mos u tut!”, ka shkruar ai. /Teve1.info/

Postimi i tij i plotë:

Energjia, kjo plagë e pashërueshme e Kosovës!

Në shtatorin e vitit 2017, gjendja elektro-energjetike ne Kosovë, ishte katastrofike. Më e vështirë se sa që është aktualisht. Kishin shteruar rezervat e thëngjillit dhe eskavatorët nuk gërmonin më. Termocentralet e Kosovës nuk prodhonin rrymë e Kosova shpenzonte miliona euro duke mos prodhuar e duke e blerë rrymë.

Arsyetimi ishte se nuk ishin shpronësuar banorët në Shipitullë!!!

Në fakt që në vitin 2014 Qeveria e Kosovës kishte marrë një vendim për shpronësimin e 54 hektarëve tokë ku gravitonin 20 shtëpi, për të hapur minierën e re, por vendimi nuk ishte realizuar asnjëherë dhe në ata 54 hektarë ishin ndërtuar gjithsej 226 shtëpi. Kishin mbirë si kërpudhat pas shiu, natyrisht kjo edhe sepse aty i kishin futur duart grupe të ndryshme interesi, që nga vet pushteti i atëhershëm e deri te tuxharët e energjisë.

Kosova nuk prodhonte rrymë e Banka Botërore kërcënonte se do të tërhiqej nga çdo lloj investimi në sektorin e energjisë.

Kjo ishte gjendja që unë e kisha trashëguar me ta marrë detyrën e Kryeministrit.

Duke qenë se situata ishte e rëndë e Kosova po hynte në dimër, pata kaluar javë të tëra në KEK e me banorët e zonës, në kërkim të një zgjidhjeje.

Në një raport të Bankës Botërore thuhej se nëse Kosova nuk do të bënte një zgjidhje të shpejtë do të detyrohej të paguante mbi 150 milionë euro për blerje të energjisë, ndërkaq parallogaria e shpronësimit ishte 20 milionë.

Kështu duke analizuar përfitimet e rreziqet, vendimi im i parë si Kryeministër ishte që të shpronësoheshin banorët, që KEK-u të rikthehej në prodhim me mbi 900 megavatë, që të mos shtrenjtohej rryma dhe që Kosova t’i shpëtonte rreth 150 milionë euro.

Duke e parë se situata elektro-energjetike edhe sot është e rëndë dhe mund të shkojë drejt kolapsit total, i pata kërkuar kryeministrit: që ministrat e tij të kalojnë më shumë orë pune në KEK, që të “mërdhijnë” duke kërkuar zgjidhje; që ta rishikojë projektin e Kosovës së Re; që ta rishikojë projektin e gazsjellësit Shkup-Prishtinë; që të bëjnë marrëveshje për blerje të energjisë sa nuk është bërë tepër vonë…

Por nga gjithë këto e masa të tjera emergjente e afatgjate për përballjen e kolapsit të mundshëm energjetik, ai e ministrat e tij kanë vendosur që të navigojnë në internet dhe të gjejnë modele të kursimit të energjisë, e t’ia kalojnë popullit për t’i lexuar.

Dhe natyrisht të mos harrojnë të na thonë se “Ky dimër do të jetë i rëndë”!

Plaga energjetike e Kosovës, që kullon, nuk shërohet me këshilla nga interneti, por me vendime të mëdha të Kryeministrit.

Luaj nga vendi Albin Kurti, mos u tut!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri: Seanca e Kuvendit duhet të vazhdojë brenda 48 orëve, po shkelet Rregullorja

Tahiri: Seanca e Kuvendit duhet të vazhdojë brenda 48 orëve, po shkelet Rregullorja

Përfundon procesi i zhvarrosjes në Kalludër e Jabukë, konfirmohen mbetjet mortore të 23 personave

Përfundon procesi i zhvarrosjes në Kalludër e Jabukë, konfirmohen mbetjet mortore të 23 personave

Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së

Maqedonci: Optimizimi i pranisë së KFOR-it pasqyron përmirësimin e sigurisë në Kosovë

Përgatitja e vrasjes në Pejë, grupi kriminal do të paguhej 30 mijë euro për vrasje dhe 7 mijë për plagosje

Zjarret në Shqipëri, 10 vatra aktive, ndërhyrje nga ajri në Milot, Dajt, Vlorë dhe Pukë

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll 11 vendbanime ukrainase gjatë javës së fundit

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll 11 vendbanime ukrainase gjatë javës së fundit

Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së

Maqedonci: Optimizimi i pranisë së KFOR-it pasqyron përmirësimin e sigurisë në Kosovë

Përgatitja e vrasjes në Pejë, grupi kriminal do të paguhej 30 mijë euro për vrasje dhe 7 mijë për plagosje

Përgatitja e vrasjes në Pejë, grupi kriminal do të paguhej 30 mijë euro për vrasje dhe 7 mijë për plagosje

Asllani po bëhet gati për sezonin e ri, Hoffenheimi do ta ndihmoj sulmuesin

Asllani po bëhet gati për sezonin e ri, Hoffenheimi do ta ndihmoj sulmuesin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën