Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thotë se me lëvizjet që ka bërë kryeministri Albin Kurti në gjashtë muajt e fundit nuk ka treguar qëndrueshmëri.
Haradinaj thotë se Kurti është pajtuar për themelimin e Asociacionit, dhe kjo sipas tij kuptohet edhe nga qëndrimet e aleatëve.
“Personalisht mendoj se Kurti është pajtuar, dhe jo vetëm personalisht, por e dimë saktësisht që është pajtuar…neve kemi bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë dhe natyrisht që edhe qëndrimet e tyre publike janë që kanë marrë obligim për zbatim…tash është diçka tjetër se si tenton kryeministri aktual me paketu para opinionit publik, por të jeni të sigurt që pikërisht tani është që i qiti në rrugë me protestu në emër të një kundërshtimi, ka me i ofendu kur ka me pranu ndoshta vetëm dallimi është në orën 12 të natës”, deklaroi ai në “Info Nata” në Tëvë 1.
Duke komentuar gjashtë kushtet e kryeministrit Kurti për Asociacionin, ish-deputeti i AAK-së theksoi se “kjo është si me tregu që është zbulu uji i nxehtë”.
“Nuk e ka zbulu ndonjë të re, kjo është si e tregu tash është zbulu uji i nxehtë. Këto janë pjesë e marrëveshjes, këto janë pjesë e zbatimit të ligjeve, pjesë e implementimit të marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat nuk ka nevojë, këto vetëm se po e rikonfirmon ata që e thashë më herët, që Kurti është pajtuar, vetëm se po tenton me ripaketu në një format tjetër”, shtoi ai. /Teve1.info/