Ai në Facebook ka thënë se ky sulm lëkundi gjithë botën, por nuk e theu shpirtin e madh amerikan.
Teksa shtoi se edhe në këtë 21 vjetorë jemi pranë miqve amerikan për ti kujtuar viktimat e asaj dite.
“Në një ndër ditët më të zeza të historisë moderne, sulmi terrorist i paprecedent kundër Shteteve të Bashkuara, lëkundi botën por nuk e theu shpirtin e madh amerikan. Qëndresë, fitore, liri dhe demokraci. Në njëzetenjë vjetorin e 9/11, ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikan, pranë botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e asaj dite. Në rresht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi ai./teve1.info./