TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj kritikon vendimin e Pacollit për ndalimin e transportit të materialeve në Bjeshkët e Nemuna

by Tëvë1
7 muaj ago
5
A A
Haradinaj: Populli i Kosovës nuk e duron izolimin e as mashtrimin

Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të ministres në detyrë të Mjedisit, Fitore Pacolli, për ndalimin e transportit të materialeve ndërtimore në Bjeshkët e Nemuna.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar këtë vendim si një shkëputje të qeverisë nga realiteti me të cilin përballen qytetarët që jetojnë në këto zona.

“Vendimi i ministres në detyrë, Fitore Pacolli, për të ndaluar transportin e materialeve ndërtimore në Bjeshkët e Nemuna, me arsyetimin e mbrojtjes së ekosistemit, është një shembull i qartë i një qasjeje të paditur dhe të shkëputur nga realiteti. Pa e njohur terrenin, pa e kuptuar jetën e njerëzve që jetojnë atje dhe pa ndjerë vështirësitë e tyre, po merren vendime që godasin drejtpërdrejt familjet, fshatrat dhe ekonominë lokale”, ka shkruar ai.

Sipas Haradinajt, zona e Rugova dhe Bjeshkët e Nemuna nuk është vetëm një hapësirë natyrore në hartë, por një rajon i banuar me 13 fshatra, ku banorët jetojnë dhe përpiqen të zhvillojnë ekonominë lokale pavarësisht kushteve të vështira infrastrukturore.

Ai ka shtuar se në vend që kjo zonë turistike të mbështetet me investime në rrugë, infrastrukturë dhe zhvillim të qëndrueshëm, po përballet me vendime që sipas tij rrezikojnë ta izolojnë dhe të pengojnë zhvillimin e saj.

Ndërkohë, më 4 mars, ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, njoftoi se do të ndalohet rreptësisht çdo aktivitet ndërtimor ilegal në parqet kombëtare në Kosovë.

“Ministrja Fitore Pacolli ka nxjerrë sot vendim që të ndalohet rreptësishtë çdo lloj aktiviteti ndërtimor ilegal brenda Parqeve Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri” në Kosovë. Me këtë vendim parashihet të ndalohet hyrja, transporti dhe qarkullimi i çdo mjeti që shërben për bartjen e materialeve ndërtimore, si dhe përdorimi i mjeteve të rënda të punës si eskavatorë, betonierë, buldozerë, kamionë vetëshkarkues dhe makineri të ngjajshme”, pati shkruar Ministria e Mjedisit.

Nga Ministria e Mjedisit është bërë e ditur se ky vendim konsiderohet si një hap drejt rikthimit të rendit dhe ligjshmërisë në zonat e mbrojtura.

“Ky është hapi ynë i parë në përpjekjen për të rikthyer ligjshmërinë dhe rendin në zonat e mbrojtura. Parqet tona kombëtare janë pasuri e përbashkët që duhet ruajtur secili nga ne”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tags: Bjeshkët e NemunaFitore Pacolliramush haradinajTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

​Studentët ngrihen kundër vendimit të Speciales, nesër protestojnë në Prishtinë

​Studentët ngrihen kundër vendimit të Speciales, nesër protestojnë në Prishtinë

​Haradinaj: Kurti e ka problem Republikën e 17 shkurtit, synon ta shpërbëjë

Haradinaj për mobilizimin e diasporës: Nuk janë vëzhgues të historisë, por gardianë të saj

Haziri: LDK po analizon rezultatin zgjedhor dhe ftesën për bashkëpunim, zgjedhjet e reja nuk janë opsion

Haziri për identifikimin e tre veprimtarëve: Lajm i madh pas më shumë se 27 vitesh

Fillon protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Të jemi shumë, të jemi bashkë”, – “Liria ka Emër” bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e sontme

Izraeli mbyll pikat e kontrollit në Bregun Perëndimor, mbi 100 mësues pengohen të shkojnë në shkolla

Irani kushtëzon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me përmbushjen e angazhimeve nga SHBA-të

Irani kushtëzon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me përmbushjen e angazhimeve nga SHBA-të

​Prishtina në ritmin e maratonës, disiplina mbi 42 kilometra

​Prishtina në ritmin e maratonës, disiplina mbi 42 kilometra

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën