Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Emanuele Giaufret , zëvendësdrejtor Menaxhues për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm.
Gjatë takimit, Haradinaj dhe Giaufret kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, proceset integruese euroatlantike dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.
Haradinaj ka theksuar përkushtimin e partisë së tij për avancimin e agjendës evropiane të vendit, duke theksuar se “Kosova gjatë këtyre viteve ka ngecur në agjendën integruese euro-atlantike, veçanërisht në synimin për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian. Është jetike që ta kthejmë vendin në binarë të sigurt, përmes vendimmarrjes së përgjegjshme dhe forcimit të partneritetit me aleatët tanë”.








