TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj: Albin Kurti është njeri i lig

by teve1
2 vjet ago
4
A A
Haradinaj: Albin Kurti është njeri i lig

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur njeri të ligë kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj këtë deklaratë e ka bërë në hapjen e fushatës zgjedhore të koalicionit AAK- Nisma, Konservatoret, Forumi Intelektual E30 të dielën në Prishtinë.

Ai ka thënë se në kohëra të vështira janë krijuar njerëz të zot, ndërkaq sipas tij kur vjen koha e mirë dalin njerëz si Kurti që siç është shprehur e sjellin kohën e keqe prapë.

“Në kohëra të vështira janë krijuar njerëz të zot, e ata një pjesë janë në tokë, të gjallë, e një pjesë në qiell, e ja kanë sjell lirinë këtij vendi. Kur vjen koha e mirë, krijohen, dalin edhe njerëz të lig. Albin Kurti është njeri i lig. Klika e tij janë njerëz të ligj e kur vijnë njerëz të ligj sikur Albin Kurti vijmë në kohën e keqe prapë. Prandaj, sot nevojiten njerëzit e zot”, tha Haradinaj.

Më tej ai ka thënë se për të fituar Kosova  dhe për të fituar siguri të plotë e anëtarësim në NATO duhet të hiqet mashtruesi.

“Për të fituar Kosova duhet me heq mashtruesin, e pse duam me heq….duhet me heq mashtruesin se duam siguri të plotë dhe të përjetshme, duam anëtarësim në NATO dhe duam anëtarësim në planin aksional, duam miqësi me Amerikën për ata duam me heq mashtruesin. Duam me rrit mbrojtjen, investimet në mbrojtje, me rrit investimet në mbrojtje dhe me siguruar përjetësisht Kosovën, nuk duam të bëjmë lojna me sigurinë nacionale, pas shpinës së aleatëve tonë e në interes të Rusisë dhe Serbisë nga argati i tyre, duam me heq mashtruesin se duam siguri energjetike dhe prej këtu iu drejtohem shko mashtrues se nuk duam me ble energji te dostat e tij, armiqtë tonë e me ia shit qytetarëve dy herë më të lartë…shko Albin, shko Nagip, Shko Dejon, shko Martin se nuk duam të na vidhni, shkoni që duam gazsjellësin amerikan”, tha ai.

Tags: albin kurtiFushata zgjedhoreramush haradinaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Milan e fiton derbin ndaj Interit

Milan e fiton derbin ndaj Interit

Trepça e fiton derbin e vjetër të basketbollit ndaj Prishtinës

Trepça e fiton derbin e vjetër të basketbollit ndaj Prishtinës

Mourinho ankohet për kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve të skuadrës së tij!

Mourinho ankohet për kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve të skuadrës së tij!

SHSKUK kërkon verifikimin e pretendimeve për dhunë, paralajmëron masa ndaj drejtorit Gëzim Berisha

SHSKUK kërkon verifikimin e pretendimeve për dhunë, paralajmëron masa ndaj drejtorit Gëzim Berisha

Hajnat futen nga dritarja e shtëpisë dhe vjedhin stoli ari e para në Prishtinë

Pesë vëllëzërve në Suharekë u hyjnë hajnat nëpër shtëpitë e tyre, vodhën stoli ari dhe gjëra të tjera

Protesta për Arlinda Zekajn edhe të dielën, organizatorët: Nuk zmbrapsemi, kërkojmë drejtësi

Për të pestën ditë radhazi protestohet për Arlinda Zekajn, tubimi nis në orën 17:00

Shtetases së Shqipërisë dhe shtetasit të Kosovës ju ndalua hyrja në Aeroportin e Memmingenit

Shtetases së Shqipërisë dhe shtetasit të Kosovës ju ndalua hyrja në Aeroportin e Memmingenit

Sot ditëlindja e heroit Zahir Pajaziti, Komuna e Podujevës organizon ceremoni përkujtimore

Sot ditëlindja e heroit Zahir Pajaziti, Komuna e Podujevës organizon ceremoni përkujtimore

Moti për sot: Me vranësira dhe me reshje shiu

Moti për sot: Me vranësira dhe me reshje shiu

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën