Fushë Kosovë, 9 Maj 2024 – GiFi me një superofertë, shumë aktivitete, dhurata e zbavitje bëri hapjen e dyqanit të tij të dytë në Kosovë, konkretisht në zonën industriale në Fushë Kosovë.
Përzgjedhja e kësaj date (ditës së Evropës) nuk ishte rastësi, marr për bazë faktin që Gifi është një nga brendet më të fuqishme në tregun Evropian. Ky zgjerim i ri po sjell një gamë edhe më të gjerë të produkteve të larmishme dhe inovative, që përfshijë më shume se 30,000 artikuj, shumëçka nga artikujt shtëpiakë deri te lodrat për fëmijë, dekorimet, dhuratat, artikujt hobi, dhe më tepër.
Drejtori i GiFi në Kosovë, z. Gojart Shaqiri, shprehu kënaqësinë me rezultatet pozitive që po arrihen jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në atë të punës ekipore dhe standardeve menaxheriale.
“Punëtorët në Kosovë po tregojnë angazhim dhe profesionalizëm të lartë, duke e bërë këtë franchizë të dalluar përtej kufijëve të rajonit” shtoi ai. Mes tjerash, përfaqësues i GiFi Internacional,
z. Benjamin Milhac theksoi rëndësinë e kësaj hapjeje: “Zgjedhja e Fushe Kosovës si vendndodhje për këtë dyqan nuk ishte rastësore, pasi kjo zonë i kishte bërë përshtypje që në vizitën e parë për shkak të dinamizmit dhe energjisë së saj”, tha ai.
Ndërsa, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, shprehu “kënaqësinë e tij për arritje të këtij zgjerimi të bashkëpunimit”.
Në këtë ngjarje, shumë vizitorëve ju dha rasti të bëhen konsumatorët e parë që morën dhurata falas dhe të cilët përfituan nga shumë zbritje të ofruara nga VIP Karta – apo kartela e besnikërisë e GiF-it e emërtuar VIP.
Shumë vizitor çmimet i cilësuan që janë tërheqëse si dhe lavdëruan cilësinë e ofruar tek produktet e ndryshme.
Aktivitetet festive për fëmijë dhe të rritur shtuan një atmosferë gëzimi, dhe kjo ishte vetëm fillimi i një serie aktivitetesh të vazhdueshme që do të zhvillohen në ditët në vijim e që do të zgjasin deri ditën e diel.
Andaj, për të gjithë ju që po kërkoni zbavitje dhe oferta të mira, tani mund të vizitoni dyqanin GiFi në Zonën Industriale në Fushë Kosovë.
Rreth GiFi: Themeluar në vitin 1981, GiFi vazhdon të udhëheqë në tregtinë me çmim të ulët për shtëpinë dhe familjen. Me më shumë se 600 dyqane në të gjithë botën dhe një qarkullim vjetor prej 1.3 miliardë dollarë në vitin 2023, GiFi është i përkushtuar për të ofruar zgjidhje dhe përvoja të shkëlqyera blerjeje për klientët e tij.
Artikull i sponsorizuar