TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hapet thirrja për rritjen e efiçiencës të energjisë, Kurti: Qeveria subvencionon deri në 5500 euro

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Nuk lejojmë që republika të bie në duart e milicisë fashiste

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me hapjen e aplikimit për masat e radhës për rritjen e efiçiencës së energjisë.

Ai tha se përmes këtyre masave, do të mund të përfitojnë qytetarët nga subvencionimi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme, ku do të mbulohet 45% të vlerës së investimit, deri në 5,500 euro.

“Hapet thirrja për masat e radhës për rritjen e efiçiencës të energjisë. Për t’ua lehtësuar investimet në shtëpitë tuaja me qëllim që të keni dimra më të ngrohtë e vera më të freskëta, falë përkushtimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe angazhimit të Fondit të Kosovës për Eficiencë të Energjisë nga sot kemi hapur thirrjen për masat e reja për rritjen e efiçiencës energjetike në shtëpitë private. Përmes këtyre masave të reja, do të mund të përfitoni nga subvencionimi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme. Subvencioni do të mbulojë 45% të vlerës së investimit, deri në 5,500 euro. E për familjet ku shtëpia është bashkëpronësi e të dy bashkëshortëve apo në pronësi të gruas, subvencionimi arrin 50%”, ka shkruar ai.

Tutje, Kurti ka shkruar se gjatë vitit të kaluar janë subvencionuar 10,000 familje me 5 milionë euro për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje.

“Këtë vit kemi trefishuar buxhetin për pajisje dhe me 20 milionë do të investojmë në efiçiencë të shtëpive të banimit e ndërtesave shumë-banesore të destinuara për banim social. Aplikimi bëhet online përmes vjegëzës në vijim:  ekosova.rks-gov.net/466. Detajet në lidhje me thirrjen mund t’i gjeni këtu: ëëë.fkee-rks.net”, ka shkruar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Mbi 800 shoferë u dënuan në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Njoftimi përmes e-Kosova dhe sms-ve për regjistrimin e gjobave në sistem, qytetarët e mirëpresin shërbimin e ri

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën