TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

by Tëvë1
4 muaj ago
0
A A
Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar zyrtarisht nisjen e periudhës së aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.

Sipas njoftimit, periudha e aplikimit zgjat 11 ditë, nga 26 nëntori deri më 6 dhjetor 2025.

KQZ bën të ditur se shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të regjistrohen përmes dy mënyrave:

  • Platformës elektronike: diaspora.kqz-ks.org
  • Postës: duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

“Gjatë kësaj periudhe 11 ditore (26 nëntor – 6 dhjetor 2025), të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Gjatë aplikimit, qytetarët mund të zgjedhin vetë formën e votimit:

  1. të votojnë në një nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës;
  2. të dërgojnë fletëvotimin me postë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë;
  3. ose të dërgojnë fletëvotimin përmes kutive postare të KQZ-së jashtë Kosovës.

KQZ thekson se në rast se në përfaqësitë diplomatike tejkalohet numri maksimal i votuesve, atëherë aplikuesit “do të udhëzohen për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës, sipas parimit të kohës së aplikimit”.

KQZ sqaron se regjistrimi për të votuar jashtë Kosovës vlen vetëm për shtetasit që duan ta ushtrojnë të drejtën e votës nga diaspora.

“Shtetasit e Kosovës që regjistrohen për të votuar jashtë Kosovës, do të largohen nga Lista Votuese brenda Kosovës, e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Kjo nënkupton që votuesi i regjistruar nga jashtë nuk e gjen emrin në listat brenda Kosovës, por vetëm në listën e votuesve jashtë vendit.

Ndërkohë, ata që jetojnë jashtë por nuk regjistrohen, vazhdojnë të figurojnë në listën e votuesve brenda Kosovës dhe mund të votojnë vetëm fizikisht në vend.

Çdo qytetar me të drejtë vote mund të kontrollojë qendrën e tij të votimit në platformën: qv.kqz-ks.org.

KQZ u bën thirrje të gjithë shtetasve në diasporë që të marrin pjesë aktivisht në procesin zgjedhor:

“KQZ inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më pas duke votuar.”

  • Afatet e votimitVotimi në përfaqësi diplomatike: 27 dhjetor
  • Votimi përmes postës: nga 12 dhjetori deri më 27 dhjetor
Tags: 28 dhjetorhapet regjistrimiKQZTeve1zgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën