TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Hapet Java e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, ekspozohen pajisjet e zjarrëfikjes

nga teve1
22 Prill, 2025
1
A A
Hapet Java e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, ekspozohen pajisjet e zjarrëfikjes

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka hapur javën e aktiviteteve, ku janë ekspozuar pajisjet e zjarrfikësve, ekipit të barrierave dhe ekipit për shuarjen e zjarreve malore. Kjo ngjarje organizohet për herë të parë që nga themelimi i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, raporton KosovaPress.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se fokus mbetet fuqizimi i kapaciteteve të kësaj Agjencisë dhe Menaxhimit Emergjent.

“Me sfidat që çdo vit po sjell ngrohja globale, fokusi i përbashkët mbetet fuqizimi i kapaciteteve të AME-së për menaxhim të suksesshëm të çdo situate. Në këtë drejtim, ritheksoj gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje në çdo kohë dhe në çdo formë. Vlerësoj shumë aktivitetet e kësaj jave që kanë fokus komunikimin me qytetarë sepse ata mbeten komponenta kyçe që ju të ballafaqoheni me sa më pak rreziqe të shkaktuara nga faktori njeri, veçanërisht tani kur hyjmë në periudhën e temperaturave të larta dhe zjarret mbesin sfidë reale dhe e përditshme”, deklaroi Sveçla, shkruan KosovaPress.

Sipas tij, edukimi i masës për parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore është i domosdoshëm.

“Si qeveri dhe si ministër i Punëve të Brendshme, tashmë ushtrues detyre jam angazhuar në reformimin e thellë dhe në fuqizimin e mëtejmë të saj. Me shtetet aleate të Republikës së Kosovës, kemi nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë në menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe në saje të kësaj marrëveshje, një delegacion i prirë nga drejtori Metaj ishte pjesë e trajnimit të përbashkët të forcave të Republikës së Shqipërisë për reagim në rastet e vërshimeve…Në anën tjetër, në muajin kaluar 51 pjesëtarë të zjarrfikjes dhe shpëtimit i janë bashkuar agjencisë si vlerë dhe mbështetje e shtuar e ekipeve aktuale që shërbejnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, buzë liqenit të Ujmanit kemi krijuar infrastrukturën për Njësinë e Kërkim Shpëtimit të AME-së”, shtoi Sveçla.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhim Emergjent, Genc Metaj tha se misioni i tyre është udhëheqja dhe koordinimi i përpjekjeve shtetërore në parandalim, gatishmëri, reagim dhe rimëkëmbje në rastet e emergjencave.

“Ne po e fillojmë Javën e AME-së me një numër të madh të aktiviteteve, të cilat do të prekin një masë të madhe të qytetarëve në të gjithë vendin. Qëllimi ynë është që të ndikojmë në vetëdijesim dhe ndërgjegjësim, që të jemi afër qytetarëve, të promovojmë rolin dhe rëndësinë e agjencisë, të njësive profesionale të zjarrëfikjes dhe shpëtimit, të qendrave operative dhe emergjente 112, strukturave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, si dhe masat që duhet të ndërmerren në rast të fatkeqësive, e veçanërisht të fokusohemi në parandalimin e tyre”, deklaroi ai.

Ai shtoi se zyrtarët e Agjencisë dhe Menaxhimit Emergjent dhe njësitë profesionale do të zhvillojnë aktivitete të rëndësishme në të gjithë vendin./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Mos mbajtja e seancës brenda 48 orëve, a është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës?

Mos mbajtja e seancës brenda 48 orëve, a është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës?

Gashi: Alarmi për bombë në Kuvend i rrejshëm

Gashi: Alarmi për bombë në Kuvend i rrejshëm

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Phone 3 është flagshipi i parë i vërtetë i Nothing

Phone 3 është flagshipi i parë i vërtetë i Nothing

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X