TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hapat që duhet ndjekur Kosova për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit

Pavarësisht mospajtimeve për mënyrën e zbatimit të marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, njohësit e çështjeve politike thonë se Kosova duhet të vazhdojë të përmbush obligimet e saj për të marrë benefitet e premtuara dhe se një gjë të tillë duhet ta bëjë në koordinim me faktorin ndërkombëtarë.

by Valmir Gallopeni
3 vjet ago
0
A A
Hapat që duhet ndjekur Kosova për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit

Diskutimet e së enjtes në Bruksel nuk rezultuan me ndonjë plan konkret për rrugën e zbatimit të marrëveshjeve për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë.

Madje edhe vetë pjesëmarrësit kishin qëndrime kundërthënëse për epilogun e takimeve që u zhvilluan në margjinat e Samitit të Këshillit Evropian.

Sidoqoftë, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka fajësuar të dyja palët për mosgatishmëri, pasi siç tha ai, Kosova dhe Serbia kanë paraqitur parakushte që nuk kanë qenë të pranueshme për njëra-tjetrën.

Pavarësisht gjendjes aktuale, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se Kosova duhet të vazhdoj zbatimin e marrëveshjeve dhe të mos ndikohet nga qasja e Serbisë.

“Si marrëveshja bazë, si plani i veprimit kanë përcaktuar që raportet ose obligimet nuk janë më obligime Kosovë – Serbi, por janë obligime Kosovë – Bashkim Evropian dhe Serbi – Bashkim Evropian. Cili shtet i përmbush obligimet e saj më shpejtë atëherë do të thotë do të ketë edhe përfitime, qoftë në integrimin evropian, qoftë ndihma financiare … Pak ka rëndësi nëse Serbia nuk e nënshkruan marrëveshjen … Nëse Serbia nuk i përmbush këto obligime atëherë do të ketë edhe regres në integrimin evropian”, ka deklaruar ai.

Ndërsa ish-diplomati Blerim Canaj thotë se në këtë fazë koordinimi me ndërkombëtarët është shumë i domosdoshëm.

“Mendoj që ne i kemi parë viteve të fundit se moskoordinimi me partnerët tanë, marrja e vendimeve at-hok, marrja e vendimeve nën presionin e masës, do të thotë ta masim masën së pari dhe pastaj ta marrim një vendim, gjithmonë ka pasur kosto për vendin tonë … dua të  them që është e domosdoshme, madje madje momentalisht është goxha edhe jetike që  ne të jemi në koordinim me ta [ndërkombëtarët]”, ka deklaruar Canaj.

Kërkesa e vazhdueshme e ndërkombëtarëve është që palët të zbatojnë sa më shpejtë marrëveshjet dhe pa parakushte.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Policia njofton zyrtarisht arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Raportohet se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës të mërkurën, ja zonat që preken

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – Një grua dhe një fëmijë në gjendje më të rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën