Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza e ka vlerësuar jo serioze nismën për ndryshimin e amendamenteve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli.
Ai ka thënë se PDK në parim është që presidenti të zgjedhet nga populli, por siç ka thënë ai kjo çështje kërkon trajtim serioz.
“Nuk është trajtim serioz i çështjes , kur edhe propozuesja në orët e fundit i gjen disa amendamente të miratuara para disa viteve. Më vjen keq që edhe Kuvendit po hyn në këtë valle për trajtimin e ndryshimit të amendamenteve kushtetuese në një mënyrë jo serioze. Kjo do trajtim serioz, nuk është respketua rregullorja e Kuvendit, nuk është në përputhje me atë çfarë ka thënë Gjykata Kushtetuese”, tha ai.






