TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamza premton sigurime shëndetësore,furnizim me barna esenciale e modernizim të QKUK-së

by tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Hamza premton sigurime shëndetësore,furnizim me barna esenciale e modernizim të QKUK-së

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka prezantuar zotimin e tretë të programit të tij qeverisës, për sektorin e shëndetësisë.

Hamza, në një konferencë për media, tha se kudo në Kosovë ka takuar mijëra qytetarë që janë lodhur nga pasiguria, sistemi i dobët shëndetësor dhe kostoja e lartë e mjekimit.

“Sot kam kënaqësinë të prezantoj zotimin tonë të tretë: Shëndetësi cilësore, me shërbime më të shpejta dhe të qasshme për të gjithë. Sepse shëndeti nuk është privilegj. Është e drejtë. Dhe sepse një shtet matet jo nga premtimet që bën, por nga kujdesi që tregon për qytetarët e tij kur ata kanë më së shumti nevojë”, tha Hamza, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Lideri i PDK-së u zotua që Qeveria e udhëhequr nga ai do të zbatojë sigurimet shëndetësore, do të sigurojë furnizim të rregullt me barna esenciale dhe barna falas për pacientët me sëmundje kronike, do të krijojë Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, do ta modernizojë QKUK-në dhe do ta ndërtojë Spitalin Rajonal të Prishtinës.

“Do të zbatojmë sigurimet shëndetësore, në mënyrë që familjet të mbrohen nga shpenzimet e papërballueshme dhe askush të mos mbetet pa trajtim për arsye financiare. Do të sigurojmë furnizim të rregullt me barna esenciale dhe barna falas për pacientët me sëmundje kronike”, tha ai duke shtuar.

“Do të zbatojmë Programin Kombëtar për Kancerin, me diagnostikim të hershëm, skrining dhe trajtim sipas standardeve evropiane. Do ta afrojmë shëndetësinë te qytetari përmes mjekësisë mobile, veçanërisht në zonat rurale dhe të largëta. Do të krijojmë qendra moderne rehabilitimi dhe kujdesi të specializuar për pacientët që kanë nevojë për trajtim afatgjatë. Do të themelojmë Qendrën Kombëtare për Trajtimin e Varësive, për të ndihmuar njerëzit dhe familjet që sot përballen me këtë problem. Do të mbështesim prodhimin vendor farmaceutik, për më shumë siguri në furnizim dhe më shumë vende pune. Do ta digjitalizojmë sistemin shëndetësor, me dosje elektronike, termine online dhe shërbime më të shpejta për qytetarët”, ka shtuar Hamza.

“Shëndetësia nuk është shpenzim. Shëndetësia është investim. Investim në jetën e njerëzve. Investim në dinjitet. Investim në të ardhmen e Kosovës. Sepse, siç kam dëshirë ta them unë: shëndetësia, mbi të gjitha, është edhe ekonomi. Sepse një popull i shëndoshë, është një ekonomi e shëndoshë.”, u shpreh Hamza./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kongresisti amerikan i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës

Kongresisti amerikan i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës

Këta janë kandidatët LDK-së për deputetë nga Prishtina

LDK paralajmëron masa ndaj zyrtarëve për presion ndaj delegatëve para Kuvendit të jashtëzakonshëm

Polici që u godit për vdekje nga vetura në Vërmicë ishte duke patrulluar në këmbë, Policia jep detaje për rastin

Arrestohet kosovari, kapet në Vërmicë duke kontrabanduar tre pakistanezë

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen dy persona për plagosje në Prishtinë

Kongresisti amerikan i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës

Kongresisti amerikan i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës

Neymar konfirmon tërheqjen nga Brazili

Neymar konfirmon tërheqjen nga Brazili

Këta janë kandidatët LDK-së për deputetë nga Prishtina

LDK paralajmëron masa ndaj zyrtarëve për presion ndaj delegatëve para Kuvendit të jashtëzakonshëm

Polici që u godit për vdekje nga vetura në Vërmicë ishte duke patrulluar në këmbë, Policia jep detaje për rastin

Arrestohet kosovari, kapet në Vërmicë duke kontrabanduar tre pakistanezë

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen dy persona për plagosje në Prishtinë

Përplasje e re mes FIFA-s dhe UEFA-s, evropianët kërcënojnë bojkotimin e grave të FIFA-s

Përplasje e re mes FIFA-s dhe UEFA-s, evropianët kërcënojnë bojkotimin e grave të FIFA-s

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Dy tërmete goditën Elbasanin në orët e para të mëngjesit, ja sa ishin magnitudat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën