TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hamza premton 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Hamza premton 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, këtë të diel ka mbajtur tubim me mjekë, infermierë, farmacistë dhe personel shëndetësor.

Hamza ka premtuar 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi brenda një mandati qeverisës.

“As që e kam dilemë a e meritoni, as që e kam dilemë a bëhet kjo, as nuk është që nuk e di që kjo nuk është e lehtë. E di koston e saj, e di vështirësinë për me u bë, por e di gatishmërinë, vendosmërinë edhe nevojën për me u bë. Edhe ka me u bë. Në muajt e parë të mandatit, 50% rritja e pagave. Ju nuk duhet të jeni adresë e shqetësimeve për ato që nuk i kryen qeveria. Ju nuk duhet të jeni adresë as e nervozave të pacientëve për shkak se qeveria nuk ju ka krijuar kushte. Prandaj, ne do ta dyfishojmë buxhetin për furnizim me barna dhe sigurisht që spitalet tona, shëndetësia primare, qendrat kryesore universitare, do të jenë të furnizuara me barna”, ka thënë Hamza, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Ai ka theksuar se aspekti i mbështetjes politike, institucionale dhe financiare nuk ka me qenë pengesë që në shëndetësi ta kemi në një tjetër nivel.

“Sepse një sistem shëndetësor cilësor është jo vetëm një e drejtë, por është themeli për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Le të bëhemi bashkë për një shëndetësi më të fortë, për një të ardhme më të ndritur, për një Kosovë që besoj nuk ka këtu dikush që nuk pajtohet se mund të jetë ma mirë”, ka thënë Hamza.

Ndër të tjera, Hamza ka premtuar dyfishim të buxhetit për blerjen e barnave esenciale, 50% rritje të pagave për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor, barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike, funksionalizim të sigurimeve shëndetësore dhe digjitalizim të sistemit shëndetësor, riorganizim të specializimeve në shëndetësi dhe Ligj për Specializantët, fuqizim të spitaleve rajonale dhe ndërtim të Sistemit Kombëtar të Emergjencave Mjekësore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Votohen nënkryetarët – Konstituohet Kuvendi, ngërçi merr fund

Votohen nënkryetarët – Konstituohet Kuvendi, ngërçi merr fund

Këta janë të propozuarit për nënkryetarë të Kuvendit

Këta janë të propozuarit për nënkryetarë të Kuvendit

Votohet komisioni për verifikimin e kuorumit dhe mandatave

Votohet komisioni për verifikimin e kuorumit dhe mandatave

Nis seanca konstituive e Kuvendit

Nis seanca konstituive e Kuvendit

Ademi: Javën e ardhshme vendoset për trajnerin

Ademi: Gladiatorët dardanë do të rikthehen edhe më të fortë

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën