TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Hamza: Në vitin e parë të qeverisjes do ta bëjmë autostradën e Gjilanit deri te Dheu i Bardhë

nga tëvë1
5 muaj më parë
0
A A
​Hamza: Në vitin e parë të qeverisjes do ta bëjmë autostradën e Gjilanit deri te Dheu i Bardhë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza deklaroi se autostrada e Gjilanit deri te Dheu i Bardhë do të realizohet në vitin e parë të qeverisjes. Ky projekt, sipas tij, po kopjohet nga kundërshtarët politikë.

Në tubimin elektoral që PDK mbajti në Gjilan, Hamza tha se Kosova ka nevojë për arsim më të mirë, për çka premtoi digjitalizim të sektorit të arsimit.

Në mesin e premtimeve, Hamza përmendi edhe shëndetësinë si prioritet.

“Ne do ta funksionalizojmë sistemin e sigurimeve shëndetësore. Ne do t’i funksionalizojmë spitalet rajonale. Ne do ta përmirësojmë furnizimin me barna. Të sëmurit me sëmundje të kancerit dhe sëmundjeve kronike nuk do të ballafaqohen me mungesë të barnave. Ne do ta dyfishojmë buxhetin për barnat esenciale, 150 milionë euro në vjet për barna esenciale. Ne edhe në të kaluarën kemi ndërtuar projekte të mëdha kapitale, do të ndërtojmë prapë. Gjashtë miliardë euro për një mandat katër-vjeçar në projekte kapitale transformuese gjithandej Kosovës. Në infrastrukturën rrugore, hekurudhore, furnizimin me ujë dhe çështje të tjera”, deklaroi Hamza, shkruan kp.

Para simpatizantëve në Gjilan, Hamza tha se në vitin e parë të qeverisjes do të realizohet autostrada deri te Dheu i Bardhë.

“Po më vjen mirë që edhe tjerët kanë nisur ta kopjojnë këtë tonën e me thënë ‘jo autostrada deri në Gjilan por te Dheu i Bardhë’. Autostrada deri te Dheu i Bardhë do të bëhet realitet në vitin e parë. Do të lidhet edhe Kamenica e nuk do të mbes zorrë qorre me autostradën e Gjilanit dhe autostrada prej Dheut të Bardhë do të lidhet me autostradën ‘Arbën Xhaferi’ dhe me autostradën e kombit, duke i lidhur këto rrugë prej Banullës deri te Dule dhe do të lidhet ky korridor gjithandej Kosovës”, shtoi ai.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ndër tjera premtoi edhe stadiumin e Gjilanit, për çka tha se është problem për të dy klubet. Ai tha se programi i tyre qëndron në vizionin për zhvillim ekonomik.

Jo vetëm për bizneset, Hamza premtoi përkrahje edhe për punëtorët në sektorin privat.

“Ne i kemi qëllim edhe të punësuarit në sektorin privat, që atyre të ju rriten rrogat, që ata të jetojnë më dinjitetshëm, që ne të ju garantojmë të drejtat e tyre përmes Gjykatës së Punës dhe përmes themelimit të Fondit për personat që humbin vendin e punës, që në rast se dikush e humb vendin e punës për gjashtë muaj, 80 për qind të pagës të fundit t’i paguhet. Kur jemi te përkrahja e familjeve, ju jeni dëshmitarë që viteve të fundit ne kemi pasur rritje enorme të çmimeve. Kanë lëvizur çmimet prej 40 deri në 100 për qind, pagat, pensionet kanë ngelur të njëjtat, standardi i jetesës është përkeqësuar. Dhe për këtë qëllim, po kemi me i rrit pagat 50 për qind”, shtoi Hamza.

Rritjen e pagave dhe pensioneve, Hamza e premtoi në Gjilan, për çka tha se do të bëhet realitet në fillim të mandatit si kryeministër.

Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti u shpreh i bindur se fitorja e kësaj partie në këtë komunë do të jetë befasi.

“Qytetarët janë të bindur dhe e dinë që Bedri Hamza premtimet i realizon, andaj edhe në Gjilan fitorja e PDK-së do të jetë e padiskutueshme dhe një befasi për Republikën e Kosovës. Bedri Hamza e mban fjalën, Bedri Hamza do të realizojë projektet për Anamoravën ashtu edhe si në mbarë Kosovën. Qytetarët tanë janë të bindur dhe besojnë se me Bedri Hamzën kryeministër, Gjilanit dhe Anamoravës do t’i rikthehet dinjiteti dhe gjallëria ekonomike të cilën ja ka humbur kjo qeverisje aktuale, tejet e dëmshme dhe me pasoja të mëdha për rajonin tonë”, tha ai.

Nga dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan janë shtatë kandidatë për deputetë në listën e kësaj partie.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Kosova është lodhur nga bllokada në Kuvend, përgjegjës Albin Kurti

Haradinaj: Kosova është lodhur nga bllokada në Kuvend, përgjegjës Albin Kurti

Vazhdon bllokada në Kuvend, për herë të 48-të dështon seanca konstituive

Vazhdon bllokada në Kuvend, për herë të 48-të dështon seanca konstituive

Haziri: Përgjegjësia për marrëveshjen është e Kurtit dhe Limajt, jo e LDK-së

Haziri: Përgjegjësia për marrëveshjen është e Kurtit dhe Limajt, jo e LDK-së

Qalaj e mirëpret takimin Kurti-Limaj, thekson nevojën e arritjes së një marrëveshjeje politike

Qalaj e mirëpret takimin Kurti-Limaj, thekson nevojën e arritjes së një marrëveshjeje politike

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

“InfoNata” 18.07.2025

“InfoNata” 18.07.2025

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X