TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamza mohon se zyrtari i MINT i arrestuar sot është dhëndër i tij

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Hamza: Fat i mirë që nuk kemi humbje të jetës së njerëzve, por dëmet materiale janë shumë të mëdha

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i ka hedhur poshtë deklarimet se i arrestuari i sotëm, zyrtar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i cili dyshohet për keqpërdorime të blerjeve të rezervave shtetërore është dhëndri i tij.

Hamza thotë se personi me emrin Qëndrim Krasniqi, ka shpifur.

“Një person me emrin Qëndrim Krasniqi, publikisht ka deklaruar se ‘Irfan Lipovica, i arrestuar ditën e sotme, është dhëndër i Bedri Hamzës dhe se i njëjti është martuar me vajzën e vëllaut tim’. Kjo është një e pavërtetë e madhe dhe një shpifje shumë e ulët”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Tutje, ai ka paralajmëruar se nëse Krasniqi nuk e tërheq deklaratën e tij ai do të paditet.

“Prandaj, nëse ky person nuk e tërheq deklaratën e pavërtetë të tij dhe për të njëjtën nuk kërkon falje në mënyrën e njëjtë siç ka shpifur, do ta padis, njejtë siç kam bërë edhe në raste të tjera ndaj personave të tillë”.

Mes tjerash, i pari i Mitrovicës tha se gjuhës së tillë shpifëse, fyese, mashtruese e propoganduese duhet t’i vije fundi.

“Për sqarim për opinionin, unë i kam dy vajza dhe nuk janë të martuara dhe kam vetëm një vëlla i cili e ka vetëm një vajzë që as nuk është e martuar e as nuk punon, është studente në vitin e tretë në fakultet.  Gjuhës së tillë shpifëse, fyese, mashtruese e propoganduese duhet t’i vije fundi. Qëndrim, shihemi në gjykatë!”, ka shkruar Hamza.

Në rrjete sociale janë shpërndarë deklarata se i arrestuari i sotëm, Irfan Lipovic për keqpërdorime të blerjeve të rezervave shtetërore është dhëndri i kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamzës.

“I arrestumi Irfan Lipovica eshte dhenderr i Bedri Hamzes.
E kete qiken e vellaut te Bedri Hamzes, e martume me Lipovicen Vlora Qitaku e pat punesu ne Ministri te Integrimeve Evropiane kur ka qene Ministre
Pra Pdk-ja i ka rrenjet gjithkun ku ka dallavere.
A po doni me dite per te arrestumin tjeter qe vjen nga Ldk ??”, ka shkruar Qendrim Krasniqi.

Gjatë ditës së sotme, organet e rendit në Kosovë me urdhrin e Prokurorisë Speciale kanë arrestuar drejtorin e departamentit të rezervave shtetërore, Hafiz Garën, drejtorin e departamentin për integrime evropiane, Irgan Lipovica, si dhe afaristin Ridvan Muharremin, nën dyshimet se kanë bërë keqpërdorime sa u përket blerjeve të rezervave shtetërore.

Sipas Prokurorisë Speciale, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”. Tre të arrestuarve iu është caktuar edhe masa a mbajtjes për 48 orë./teve1.info/

Tags: bedri hamzaIrfan LipovicaQëndrim Krasniqi
ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

​“Ne nuk harrojmë”, përurohet sonte kënga kushtuar të rënëve gjatë luftës

​Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

​Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Haradinaj përkujton masakrën e Abrisë së Epërme: Lavdi e përjetshme martirëve

Gërmime në Mitrovicë, gjenden eshtrat e së paku dy të zhdukurve gjatë luftës

20-vjeçari plagos veten me armë në Ferizaj, dyshohet se iu shkrep gjatë rrëzimit

​Nën drejtimin e Maranit, Shqipëria kërkon sonte fitoren ndaj Bjellorusisë

Motoristët veteranë të UÇK-së nisen nga Vërmica drejt Prishtinës

Motoristët veteranë të UÇK-së nisen nga Vërmica drejt Prishtinës

​Operacioni në Tiranë dhe Shkodër, goditet grupi i trafikut të drogës

​Operacioni në Tiranë dhe Shkodër, goditet grupi i trafikut të drogës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën