TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamza: Do t’i ulim çmimet, do ta heqim TVSH-në për produktet bazë, do t’i rrisim pagat dhe pensionet

by tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Hamza: Do t’i ulim çmimet, do ta heqim TVSH-në për produktet bazë, do t’i rrisim pagat dhe pensionet

Në tubimin hapës të fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës,i pari i kësaj partie, dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar programin e tij politik duke premtuar ulje të çmimeve, rritje pagash e pensionesh dhe investime në ekonomi, energji e shëndetësi.

Hamza tha se ky qyteti i Ferizajt është zgjedhur në mënyrë të veçantë për nisjen e fushatës, duke e cilësuar këtë tubim si fillim të një “kapitulli të ri” për Kosovën.

Ai akuzoi qeverisjen aktuale për stagnim dhe krizë ekonomike, sociale e politike, duke thënë se qytetarët janë lodhur nga mungesa e rezultateve.

“Qytetarët, familjet dhe rinia janë lodhur duke pritur. Kosova është lodhur nga kriza. Krizë ekonomike, sociale, politike dhe e shpresës. Kjo krizë ka një shkaktar, dhe është rezultat i gjashtë viteve të arrogancës, konfliktit dhe mungesës së rezultateve. Për gjashtë vite kemi dëgjuar arsyetime, propagandë dhe viktimizim. Produktet bazike kushtojnë më shumë. Nafta dhe kostoja e jetesës janë shtrenjtuar, ndërsa pagat kanë mbetur mbrapa. Qytetarët janë lënë vetëm përballë krizës, derisa ju vazhdoni me faturat për të ardhmen e familjeve tuaja. Zoti Kurti sulmon të gjithë: opozitën, bizneset, mediat, komunat, aleatët strategjikë dhe çlirimtarët”, tha ai.

Hamza ngriti pyetje lidhur me gjendjen ekonomike dhe sociale në vend, duke përmendur rritjen e çmimeve dhe vështirësitë e qytetarëve përballë kostos së jetesës.

Duke prezantuar prioritetet e programit të tij, ai premtoi heqjen e TVSH-së për produktet bazike dhe rritje të pagave e pensioneve.

“Do t’i ulim çmimet, do ta heqim TVSH-në për produktet bazë. Qytetarët do të kenë më shumë para në xhepat e tyre. Do t’i rrisim pagat dhe pensionet. 50 për qind rritje për të punësuarit në sektorin publik, si dhe 50 për qind për pensionet dhe ndihmat sociale që sot paguhen nga buxheti. Asnjë ndihmë, asnjë pagesë nga buxheti i Kosovës nuk do të jetë më e ulët se 300 euro. Askush në Kosovë nuk duhet të jetojë pa dinjitet. Do t’i mbështesim bizneset me më pak tatime për paga, me grante deri në 30 për qind për investime dhe mbështetje për sipërmarrësit, sepse ekonomia ndërtohet duke punuar dhe duke krijuar vende pune. Do të investojmë në infrastrukturë, energji dhe teknologji. Do të ndërtojmë kapacitete të reja energjetike, hekurudha, rrugë dhe infrastrukturë digjitale, sepse një shtet nuk mund të mbetet peng i krizave të përhershme”, tha ai.

Ai premtoi gjithashtu mbështetje për bizneset përmes uljes së tatimeve dhe subvencioneve për investime.

Në programin e tij përmendi edhe investime në energji, infrastrukturë dhe teknologji, si dhe reforma në shëndetësi si program kombëtar për pacientët me kancer.

Ai paralajmëroi edhe 30 milionë euro bursa për studentët dhe qendra multifunksionale për të rinjtë. Si dhe në kuadër të premtimeve të tij ishte edhe forcimi i drejtësisë dhe zbatimi i plotë I ligjit për të gjithë.

Ai përmendi edhe ish-krerët e UÇK-së dhe PDK-së që po gjykohen në Hagë, duke deklaruar se “ata janë pjesë e historisë së Kosovës” dhe se “do të kthehen faqebardhë”.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në fushatën hapëse të PDK-së tha se ekonomia e Kosovës është e rënë në gjunjë, komunat janë në buzë të falemintimit e cilësisë së arsimit dhe shëndetësisë nuk i është dhënë prioritet.

Në këtë tubim, Partia Demokratike e Kosovës prezantoi edhe kandidatët për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PREVENT: Polarizimi fetar duhet të trajtohet në mënyrë objektive dhe pa dallim

PREVENT: Polarizimi fetar duhet të trajtohet në mënyrë objektive dhe pa dallim

Rrustemi: Kurti 3 është çështje kohe, Abdixhiku i angazhuar që Kosova të mbetet pa qeveri

Presidenti konsensual, Rrustemi: Duhet garanci për votat e LDK-së

Kosova synon bashkëpunim më të thellë me shtetet e Paqësorit

Kosova synon bashkëpunim më të thellë me shtetet e Paqësorit

Prishtina në krizë nga mbeturinat, Rama: Situatë emergjente e vazhdueshme

Prishtina në krizë nga mbeturinat, Rama: Situatë emergjente e vazhdueshme

Venezuela dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje 25-vjeçare për naftën

Djali i Netanyahut evakuohet urgjentisht nga SHBA pas kërcënimit

Djali i Netanyahut evakuohet urgjentisht nga SHBA pas kërcënimit

Prishtina në krizë nga mbeturinat, Rama: Situatë emergjente e vazhdueshme

Prishtina në krizë nga mbeturinat, Rama: Situatë emergjente e vazhdueshme

Ministri i Jashtëm i Sirisë mbërrin në Libi për rihapjen e ambasadës siriane

Ministri i Jashtëm i Sirisë mbërrin në Libi për rihapjen e ambasadës siriane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën