TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim në Gaza

by teve1
1 vit ago
2
A A
Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim në Gaza

Hamasi ka rënë dakord me një propozim të ri për armëpushim të paraqitur nga i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, tha të hënën një zyrtar palestinez pranë grupit për agjencinë Reuters.

Marrëveshja e propozuar përfshin një armëpushim 70-ditor dhe mund të shënojë një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të luftës në Gaza.

Sipas burimit, marrëveshja do të përfshinte lirimin e dhjetë pengjeve izraelite në dy faza, në këmbim të armëpushimit dhe një tërheqjeje të pjesshme të forcave izraelite nga Rripi i Gazës.

Po ashtu, propozimi parashikon lirimin e qindra të burgosurve palestinezë, përfshirë persona që po vuajnë dënime të gjata me burg në burgjet izraelite.

Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga qeveria izraelite.

Kujtojmë se më 18 mars, Izraeli zyrtarisht ndërpreu një marrëveshje të mëparshme armëpushimi të arritur në janar dhe rifilloi ofensivën e tij ushtarake.

Hamasi ka shprehur gatishmërinë për të liruar të gjithë pengjet e mbetura që u rrëmbyen gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 në jug të  por grupi ka kërkuar si kusht për një armëpushim të përhershëm tërheqjen totale të forcave izraelite nga Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, nga ana tjetër, ka deklaruar se është i hapur vetëm për një armëpushim të përkohshëm në këmbim të lirimit të pengjeve, duke ritheksuar se lufta nuk do të përfundojë pa shkatërrimin e plotë të Hamasit.

Rripi i Gazës është shkatërruar gjerësisht, ndërsa organizatat humanitare paralajmërojnë për rritje dramatike të rasteve të kequshqyerjes dhe mungesës së ndihmës bazë për civilët e mbetur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

Protesta në Tiranë shënon ditën e 116-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 116-të

Vlora Hyseni dhe dy të arrestuarit e tjerë do të merren në pyetje nesër nga hetuesit

Vlora Hyseni dhe dy të arrestuarit e tjerë do të merren në pyetje nesër nga hetuesit

Komisioni i BE-së gati të mbështesë zyrtarisht afatin e anëtarësimit të Shqipërisë në vitin 2027

Komisioni i BE-së gati të mbështesë zyrtarisht afatin e anëtarësimit të Shqipërisë në vitin 2027

Demaku: S’pres vullnet nga LVV-ja për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Demaku: S’pres vullnet nga LVV-ja për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

“InfoNata” 23.09.2026

“InfoNata” 23.09.2026

Prezantohet Motorola Signature 27

Prezantohet Motorola Signature 27

Behajdin Allaqi: Çfarë dihet për zhdukjen e tij dhe çfarë konstatoi Gjykata Speciale

Behajdin Allaqi: Çfarë dihet për zhdukjen e tij dhe çfarë konstatoi Gjykata Speciale

Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni

Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni

Përfundon nata e tetë e protestës kundër vendimit të Speciales

Përfundon nata e tetë e protestës kundër vendimit të Speciales

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën