TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haliti tregon pse ende s’ka filluar procesi i sanimit të dëmeve nga zjarri në IML

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Haliti tregon pse ende s’ka filluar procesi i sanimit të dëmeve nga zjarri në IML

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Ditor Haliti, thotë se ende nuk ka filluar sanimi i dëmit të shkaktuar nga zjarri brenda këtij instituti.

Kjo pasi që sipas Halitit, janë ende në procesin e vlerësimit të dëmit dhe vlerësimit të sigurisë të tërë objektit.

“Jo ende nuk ka filluar, sepse jemi ende në procesin, e vlerësimit të dëmit dhe vlerësimit të sigurisë të tërë objektit. Pasi që duke marrë parasysh që në IML kanë shpërthyer dy zjarre për gjatë vitit 2023 dhe që të dyja janë ndërlidhur me defekte në instalacion elektrik, atëherë është parë e arsyeshme që të bëhet vlerësimi i sigurisë së tërë objektit, në kuptim të mbrojtjes nga zjarri, në kuptim të mbrojtjes nga avaritë e ndryshme të defekteve elektrike apo defekte të tjera”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai bëri të ditur se është krijuar një komision nga Universiteti i Prishtinës, të cilët do të bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe të sigurisë së objektit.

“Është krijuar një komision multidiciplinar nga Universiteti i Prishtinës, të cilët kanë për detyrë që përveç vlerësimit të dëmeve, ta bëjnë edhe vlerësimin e vetë sigurisë së objektit dhe sapo të kryhet ky proces ata do të dalin me disa rekomandime të cilat pastaj do të shërbejnë për një projekt, i cili do të ndihmojë në renovimin e dëmit dhe tërë asaj pjese të objektit që është dëmtuar nga zjarri”, tregoi ai.

Haliti ritheksoi se nga informatat jo zyrtare, shkaktari i zjarrit ka qenë një defekt elektrik, ku për pasojë janë djegur disa dokumente brenda dy zyreve.

“Hetimet janë bërë menjëherë pas shpërthimit të zjarrit nga prokurori i shtetit. Nga informatat jozyrtare kemi thënë që problemi ka qenë nga një defekt elektrik në njërën nga zyrat që është përfshirë nga zjarri, mirëpo për ta pasur një konstatim zyrtar duhet të presim që hetimet të përfundojnë në tërësi”, shtoi ai.

Është bërë më shumë se një muaj që kur objekti i IML-së u kaplua nga zjarri, ku si pasojë dy zyre mbeten të dëmtuara./teve1.info/

Tags: Ditor HalitiIMLzjarri
ShareTweet

Postime të ngjashme

16 kandidatë kanë aplikuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së

 Përmbaruesi ia tërheq mbi 150 mijë euro RTK-së

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person i dënuar për pastrim të parave

Organizatori i ekspozitës për masakrat në Kosovë reagon ndaj raportimeve për të dhëna të pasakta

Rubio: Trump propozoi zhvendosje të përkohshme të palestinezëve për rindërtim të Gazës

Operacioni amerikan në Iran pritet të përfundojë brenda “javësh, jo muajsh”

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person i dënuar për pastrim të parave

Organizatori i ekspozitës për masakrat në Kosovë reagon ndaj raportimeve për të dhëna të pasakta

Organizatori i ekspozitës për masakrat në Kosovë reagon ndaj raportimeve për të dhëna të pasakta

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona!

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona!

Nagavci deputetëve të VV-së që po kërkojnë lejimin e mbulesës në shkolla: S’veprojmë me kushtëzime

Zgjedhja e presidentit, kërkohet që secila parti të reflektojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën