TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Haliti thotë se Kurti dhe Limaj kanë marrëveshje për të heshtur

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
Haliti thotë se zgjedhjet në veri nuk janë shembull i mirë

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se Albin Kurti ka nevojë për të bërë koalicion me një parti të vogël, e cila ia mundëson kalimin e “ylberit”, siç është Nisma Socialdemokrate.

Haliti ka shkruar në Facebook se pa pretenduar se ka ndonjë informatë apo jo lidhur me mjegullnajën e ngritur se u takuan apo jo Kurti e Limaj, të dytë janë shtetas të Kosovës, janë kryetarë partish, janë zgjedhur deputetë dhe kanë përgjegjësi publike para elektoratit që i ka votuar, kushtetuese, ligjore e partiake.

“Por, Fatmiri ka edhe një përgjegjësi shtesë, që është besë (e besë në politikë s’ka), ndaj partnerit – AAK-së, me të cilin duhet të jetë fer dhe të paktën ta njoftojë për shkurorëzimin politik, apo kjo është një tymnajë mediatike dhe strategji e të mëdhenjve për t’ia lehtësuar vehtes thyerjen e akullit për t’i filluar negociatat. E vetmja parti në Kosovë që në “kazanin qeverisës” nuk e ka pasur partner VV-në, është PDK-ja. Të tjerat kanë qenë në kazanin apo vorbullën e përbashkët politike dhe felat e tepsisë që t’i mundëson pushteti i kanë ndarë së bashku. Kjo nuk do të thotë që PDK-ja nuk ka pasur takime publike e jopublike dhe se nuk ka ndarë mesazhe me VV-në dhe me të gjitha partitë politike në vend”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Xhavit Halitit, partia fituese është në përpjekje për t’i bërë votat për të krijuar qeverinë, derisa opozita ka një qëndrim të vetin, por se ka kandidatin e përbashkët për kryeministër, gjë që e dobëson në raport me fuqinë elektorale të VV-së.

“Prandaj, sipas mendimit tim në këtë rast, çdo gjë është e mundshme, por aktualisht vështirë e parashikueshme, sepse publiku është lodhur nga dezinformatat dhe debatet shterrpe televizive, nga të cilat shumica janë zhurma çorientuese se sa që mund të quhen debate. Në vështrimin tim, Kurti ka nevojë për të bërë koalicion me një parti të vogël, e cila ia mundëson kalimin e “ylberit”, siç është Nisma Socialdemokrate, parti me ideologji të majtë si VV. VV-ja kushtetutshmërisht e plotëson qeverinë me pakicat duke përjashtuar Listën Serbe, por se sa do jetë i qëndrueshëm ky lloj koalicioni mbetet të shohim. Sa i përket heshtjes së Limajt dhe Kurtit, si dhe zhurmës se a janë takuar apo jo, mendoj që janë takuar, por ende nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshje. Besoj që kërkesat e Limajt është duke i analizuar Kurti dhe gjithmonë në këto raste ka takim të parë, të dytë dhe të tretë. Heshtja dypalëshe është tregues i mirë që kanë një marrëveshje për mostransparencë dhe për të heshtur”, ka shkruar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Java fillon me mot të mirë

Mot me diell dhe vranësira

Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet gjetur zgjidhje për presidentin

Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet gjetur zgjidhje për presidentin

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një i mitur për shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve

Gashi i LDK-së: S’ka hapësirë për vendime individuale

Gashi: Votimi me 64 deputetë shkelje e rëndë kushtetuese, zgjidhja janë zgjedhjet e reja

Hamza: Seanca për presidentin ishte puç kushtetues, rrezikohet stabiliteti i vendit

Hamza: Seanca për presidentin ishte puç kushtetues, rrezikohet stabiliteti i vendit

Abdixhiku: Vetëvendosje sonte inicioi përmbysjen e rendit kushtetues dhe demokratik të Kosovës

Abdixhiku: Vetëvendosje sonte inicioi përmbysjen e rendit kushtetues dhe demokratik të Kosovës

Nagavci: Kemi pasur kuorum për seancën e jashtëzakonshme, ftoj deputetët të marrin pjesë nesër

Nagavci: Kemi pasur kuorum për seancën e jashtëzakonshme, ftoj deputetët të marrin pjesë nesër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën