tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Haliti përgënjeshtron akuzat e opozitës, thotë se QKMF-ja në Viti ofron të gjitha shërbimet

teve1 nga teve1
25/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti,  nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është kundërpërgjigjur këshilltarit komunal nga Lëvizja Vetëvendosje, Durim Sylejmanit, i cili tha se në QKMF në Viti nuk ka asnjë lloj shërbimi duke filluar prej qepjes së plagëve.

Lidhur me këtë deklaratë, Haliti, ka thënë se të gjitha shërbimet bëhen në QKMF, si dhe në Emergjencën në fshatin Pozhoran.

“Krejt qytetarët e Vitisë e dinë se është Emergjenca në Pozhoran 24 orë, krahas asaj në Viti. QKMF në Viti funksionon, nuk është se nuk kryen shërbime. Të gjitha shërbimet bëhen në QKMF-në në Viti, përveç atyre sekondare, për shkak se dihen kompetencat e shëndetësisë primare. Ka shërbime të jashtëzakonshme në Viti, edhe Emergjenca funksionon, për shkak se konfiguracioni gjeografik na ka imponuar dhe unë kam investuar edhe në Pozhoran dhe për fshatrat që janë përreth tij. Kemi pas nevojë për të vërtetë”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Haliti, deklaratën e Sylejmanit e ka quajtur gafë, si dhe sipas tij, nuk bëhet opozitarizem duke mohuar punën e punëtorëve shëndetësorë.

“Me thënë se nuk ka shërbime vërtetë në QKMF, unë mendoj se është gafë i këshilltarit se nuk është opozitarizem për me mohu punën e mirë që e bëjnë mantilbardhët aty, për shkak se aty ka edhe të Vetëvendosjes, pra ka anëtarë që kryejnë shërbime. Është një staf i shkëlqyeshëm”, tha kryetari i Vitisë.

Tutje, Haliti, tha se në kohen e pandemisë, me kujdesin e mantilbardhëve ndaj qytetarëve, Vitia krahasohet edhe me nivelet evropiane.

“As këshilltari nuk duhet ta harrojë kurrë, në kohën e pandemisë Vitia kur ishte e përfshirë e para, me kujdesin e mantilbardhëve ndaj qytetarëve ka qenë nivel vendi, ndoshta edhe në nivel evropianë”, shtoi Haliti. /teve1.info/

Tags: LDKSokol HalitiViti

Të ngjashëm

LAJMET

Hyseni flet për 80 mijë eurot e paguara për orenditë në QKMF në Gjilan

08/06/2023
RAJONI/BOTA

Të paktën 19 të vrarë pas shpërthimit në një xhami në Afganistan

08/06/2023
LAJMET

Drafti i Ramës për Asociacionin, Hyseni: I ka tejkaluar kompetencat pak

08/06/2023
LAJMET

Hyseni thotë se punën e kryetarit mundesh me ushtru vetëm në objektin e komunës

08/06/2023
LAJMET

Hyseni: Nuk ka ndonjë kërkesë të aleatëve që nuk është respektuar

08/06/2023
LAJMET

Kurti thotë se situata në veri këto ditë ka qenë më e qetë sepse “nuk ka sulme të udhëruara nga Beogradi”

08/06/2023

Hyseni flet për 80 mijë eurot e paguara për orenditë në QKMF në Gjilan

08/06/2023
0

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se të gjitha të dhënat që janë raportuar për inventarin në vlerë të...

Të paktën 19 të vrarë pas shpërthimit në një xhami në Afganistan

08/06/2023
0

Një shpërthim ka goditur në xhami në provincën veriore afgane të Badakshanit gjatë një funerali të një zyrtari taliban. Nga...

Drafti i Ramës për Asociacionin, Hyseni: I ka tejkaluar kompetencat pak

08/06/2023
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia ka dorëzuar një draft të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe BE-së dhe SHBA-së....

Hyseni thotë se punën e kryetarit mundesh me ushtru vetëm në objektin e komunës

08/06/2023
0

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni duke folur për zhvillimet në veri dhe një nga kërkesat e ndërkombëtarëve që...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.