TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haliti: PDK ka nevojë për riorganizim të brendshëm, nuk na duhet posti i presidentit

by Tëvë1
44 minuta ago
2
A A
Haliti: PDK ka nevojë për riorganizim të brendshëm, nuk na duhet posti i presidentit

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se partia e tij po përballet me sfida të brendshme pas rënies së numrit të votave, duke theksuar nevojën për një proces të thellë riorganizimi.

Haliti në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka thënë se PDK duhet të nisë sa më shpejt zgjedhjet e brendshme dhe reformimin e strukturave partiake, nga nivelet më të ulëta deri te ato më të larta.

“Nëse e shohim numrin e votave, PDK ka një rënie të madhe. PDK-ja ka disa probleme me të cilat ballafaqohet dhe duhet të fillojë një proces i brendshëm që merret me riorganizimin e tërësishëm të partisë. Kemi disa vjet që nuk kemi bërë zgjedhje në nivelet e ulëta deri në nivelet e larta, përveç disa proceseve formale për shkak të situatave që janë krijuar në parti. Kjo është një detyrim ndaj elektoratit, por mbi të gjitha një obligim statutar për ta forcuar dhe rindërtuar partinë”, ka thënë Haliti.

Duke folur për zhvillimet politike dhe krijimin e institucioneve të reja, ai ka theksuar se interesat e Kosovës duhet të jenë mbi interesat partiake.

“Unë jam pro që të krijohen institucionet. Marrëveshjet bëhen sipas interesave të partive dhe interesave të Kosovës, por mendoj se ne duhet t’i shohim interesat e Kosovës në vend të parë, e pastaj interesat e partive”, është shprehur ai.

Haliti ka bërë të ditur se PDK preferon të mbetet në opozitë, ndërsa ka minimizuar rëndësinë e garës për postin e presidentit.

“Vetëvendosja le t’i marrë tri pozitat shtetërore. Ne duam të rrimë në opozitë dhe të luftojmë si parti opozitare. Presidenti i Kosovës nuk i duhet as LDK-së, as PDK-së dhe askujt tjetër, sepse nuk ka fuqi”, ka deklaruar ai.

Sa i përket mundësisë së një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, Haliti tha se nuk pret ftesë për bashkëqeverisje nga partia në pushtet, megjithëse sipas tij ka individë brenda VV-së që janë të interesuar për një bashkëpunim të tillë.

“Nuk e besoj që do të ketë një ftesë për bashkëqeverisje nga VV-ja. Në VV ka shumë të interesuar për të hyrë në koalicion me PDK-në, por është Albin Kurti ai që vendos për gjithçka. Nëse ne duam të hyjmë në koalicion me VV-në, duhet të kemi një marrëveshje politike për qeverinë”, ka përfunduar Haliti./teve1.info/

Tags: ceshtja e presidentitformimi i institucioneveLVVpdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Votohet opinioni që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE

KiE miraton raportin për Serbinë: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën vendimtar për anëtarësim në BE

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Shaqir Lutvija

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Shaqir Lutvija

Gola: Serbia mbron strukturat kriminale, shkel vlerat e Këshillit të Evropës

Gola: Serbia mbron strukturat kriminale, shkel vlerat e Këshillit të Evropës

Gjyqtarët Valentina Sopjani dhe Agron Maxhuni zgjedhen anëtarë të KGK-së

Gjyqtarët Valentina Sopjani dhe Agron Maxhuni zgjedhen anëtarë të KGK-së

Votohet opinioni që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE

KiE miraton raportin për Serbinë: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën vendimtar për anëtarësim në BE

Dembele dhe sulmi i fuqishëm i Francës

Dembele dhe sulmi i fuqishëm i Francës

Kroacia synon pikët e para në Kupën e Botës

Kroacia synon pikët e para në Kupën e Botës

Shumë dronë të sekuestruar gjatë Botërorit

Shumë dronë të sekuestruar gjatë Botërorit

Gjendet trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur në një lumë në Zvicër

Gjendet trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur në një lumë në Zvicër

Kolumbia do kalimin e grupit

Kolumbia do kalimin e grupit

Haliti: PDK ka nevojë për riorganizim të brendshëm, nuk na duhet posti i presidentit

Haliti: PDK ka nevojë për riorganizim të brendshëm, nuk na duhet posti i presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën