TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Halitaj shpjegon arsyet pse veteranët e UÇK-së nuk duhet të mbajnë shumë shpresë te presidentja

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Burri në të gjelbër kundër botës së kuqe

Veteranët e UÇK-së, duhet ta kenë parasysh se presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka mundësi që ta ndalojë hyrjen në fuqi të Ligjit për pagën minimale, vetëm duke mos e shpallë atë, ka deklaruar gazetari Agron Halitaj, njëherit zëvendëskryeredaktor në Teve1.

Përmes një postimi në Facebook, Halitaj ka thënë se presidentja i ka tri mundësi të veprimit apo mosveprimit lidhur me këtë Ligj, por të cilat sipas tij, nuk i japin fuqi të stopimit.

“Veteranët e UÇK-së duhet ta kenë parasysh se presidentja nuk mund ta ndalojë hyrjen në fuqi të Ligjit për pagën minimale, vetëm duke mos e shpall atë. Kushtetuta ia ofron asaj tri mundësi veprimi dhe mosveprimi, por asnjëra nuk i jep aq fuqi sa të mos e lë ligjin që të hyjë në fuqi. Në të drejtën e saj është që ta kthejë ligjin në Kuvend; ta lë të shpallet në heshtje në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e saj, dhe e treta, ta shpall atë”, ka shkruar Halitaj.

Sipas tij, në rastin e parë, presidentja duhet t’i theksoj arsyet e kthimit të Ligjit në Kuvend.

“Në rastin e parë, nëse e kthen ligjin në Kuvend, ajo duhet t’i theksojë arsyet e këtij veprimi. Pas kalimit të procedurave të reja parlamentare, për ta përmbysur veton e saj, sipas Kushtetutës nevojiten që së paku 61 deputetë të votojnë për ligjin e miratuar, i cili është kthyer nga e para e shtetit dhe ligji konsiderohet i shpallur. Vetëm në rast se Kuvendi nuk e përmbys veton e presidentes, atëherë konsiderohet se nuk ka ligj. Por, gjasat që të ndodh kjo me këtë strukturë legjislative janë minimale, për të mos thënë zero. Që i bie se pa vullnetin e deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të bëhet asgjë në këtë drejtim”, ka thënë Halitaj.

Në rastin e dytë, sipas tij, presidentja Osmani, mund të veproj duke mos e nënshkruar ligjin, por që me automatizëm pas një periudhe të caktuar ky Ligj del në Gazetën Zyrtare.

“Në rastin e dytë, nëse presidentja nuk e nënshkruan ligjin, atëherë pas tetë ditësh me automatizëm ligji shpallet në Gazetën Zyrtare dhe pas 15 ditësh hynë në fuqi”, ka deklaruar Halitaj.

Kurse mundësia e tretë e presidentes për të ndikuar në rrjedhën e këtij dokumenti sipas Halitajt, është miratimi i Ligjit sipas procedurës së rregullt.

“Në rastin e tretë, është e kuptueshme gjithçka – shpallja e ligjit dhe hyrja e tij në fuqi shkon sipas procedurës së rregullt. E vetmja instancë që mundet ta pezullojë përkohësisht, apo edhe ta shpall ligjin në kundërshtim me Kushtetutën (kuptohet nëse ka elemente) është Gjykata Kushtetuese. Por, për ta sjell punën deri aty, duhet që brenda tetë ditësh nga dita e miratimit të këtij ligji në Kuvend, një grup prej së paku 10 deputetësh ta dërgojnë atë në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Halitaj ndër të tjera.

Megjithatë, kërkesa që po i bëhet presidentes, sipas Halitajt e ka një të mirë: “e shtyn atë që ta qartësojë qëndrimin e saj karshi ligjit të miratuar nga shumica parlamentare (LVV), në njërën anë, dhe pakënaqësive të kategorive të dala nga lufta, në anën tjetër”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Katari uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Katari uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shpërndahen mbi 1 mijë e 200 pako ushqimore për familjet në nevojë në Mitrovicë për nder të Ramazanit

Shpërndahen mbi 1 mijë e 200 pako ushqimore për familjet në nevojë në Mitrovicë për nder të Ramazanit

Ambasada e Kosovës falënderon Guvernatoren e Maine për njohjen zyrtare të Ditës së Pavarësisë

Ambasada e Kosovës falënderon Guvernatoren e Maine për njohjen zyrtare të Ditës së Pavarësisë

​Oda e Inxhinierëve miratoi rezolutë për çmimet dhe kategorizimin e ndërtimeve

​Oda e Inxhinierëve miratoi rezolutë për çmimet dhe kategorizimin e ndërtimeve

UEFA i nis hetimet për rastin e Vinícius Jr, akuza për sjellje diskriminuese

Real Madridi del me një deklaratë zyrtare për rastin e Viniciusit, dorëzon dosjen në UEFA

Drita – Celje: Forma, vlera e ekipeve dhe lojtarëve

Drita – Celje: Forma, vlera e ekipeve dhe lojtarëve

Katari uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Katari uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shpërndahen mbi 1 mijë e 200 pako ushqimore për familjet në nevojë në Mitrovicë për nder të Ramazanit

Shpërndahen mbi 1 mijë e 200 pako ushqimore për familjet në nevojë në Mitrovicë për nder të Ramazanit

Ambasada e Kosovës falënderon Guvernatoren e Maine për njohjen zyrtare të Ditës së Pavarësisë

Ambasada e Kosovës falënderon Guvernatoren e Maine për njohjen zyrtare të Ditës së Pavarësisë

Funksione të fshehta të Google Maps – kurseni kohën, baterinë dhe internetin

Funksione të fshehta të Google Maps – kurseni kohën, baterinë dhe internetin

Muzika përmirëson shëndetin e trurit

Muzika përmirëson shëndetin e trurit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën