TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Halimi: Vrasja e grave, gjendje emergjence në shoqërinë tonë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Halimi e quan të përçudshme postimin e rasteve në Facebook nga ministrja Albulena Haxhiu

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre po shndërrohet në përditshmëri.

Ky reagim ka ardhur pas rasteve të fundit,  në Gjermani dhe Zvicër, ku u vranë dy gra.

Dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre po shndërrohet në përditshmëri, në një shoqëri të narrativave “burrërore e kanunore. Mosreagimi përmes zërit të ngritur të shoqërisë duke shenjëstruar vrasësit për ta marrë dënimin e merituar po e normalizon krimin mbi gratë”.

“Vrasja e gruas nga një burrë kosovar në Gjermani e më pas edhe gruas, nënës së katër fëmijëve në Zvicër, poashtu nga një kosovar, shpërfaq një gjendje emergjence në komunitetin tonë, që të ngritët kundër mizorisë. Kurse shoqëria jonë, me të gjitha potencialet e saj, OJQ-ve, zyrave diplomatike, shoqatave e mediave, duhet të organizojë fushata vetëdijësuese për mbrojtjen e të drejtave të grave”, ka shkruar ajo.

Ajo tha se politika e jashtme duhet të krijojë një strategji të posaçme për mërgatën kosovare ngase sipas saj,  indiferenca ndaj vrasjës së grave është e barasvlerëshme me miratimin e krimit.

“Politika e jashtme duhet të krijojë një strategji të posaçme për mërgatën kosovare ngase indiferenca ndaj vrasjës së grave është e barasvlerëshme me miratimin e krimit!Gratë po vriten, e fatkeqësisht asnjë shqetësim nga ky kabinet qeveritar dhe mekanizmat e shtetit.Paradigmat janë të njohura pse dhuna ndaj grave jashtë Kosovës, është aq e shprehur.  Bartja e mendësisë tradicionale, patriarkale në ambintin e ri dhe kombinimi i tij me traumën sociale të mërgimit, është një nga shkaqet thelbësore që prodhon dhunë në familje”, shkroi ajo.

Tutje, Halimi tha se dhuna ndaj grave deri në eliminimin fizik të tyre esencialisht është luftë kundër lirisë.

“Dhuna ndaj grave deri në eliminimin fizik të tyre esencialisht është luftë kundër lirisë, e për nënshtrimin e tyre diktatit të burrit që pandehet pronar i jetës së tjetrit/tjetrës. Presidentja si grua, por edhe prijëse politike duhet me urgjencë ta krijojë një grup nën patronatin e saj, që të avokojë për mbrojtjën e lirive dhe jetës së grave në mërgatë. Ajo së bashku me shoqatat, aktivistet e shoqërisë civile dhe forumet e grave duhet të nisë një ofensivë për ta ndalur këtë mizori, që lajmet për vrasje grash të mos mbesin vetëm kronika të zeza, por të na zgjojnë në mbrojtje të jetës dhe lirisë”ka shkruar ajo në një reagim në Facebook.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Peci: Kurrë nuk bëjmë bashkëpunim për numra, por për parime

Mitrovica ndan nga 50 euro për fëmijët me autizëm

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me shtatë migrantë në kamion

Arrestohen dy të mitur për tentim vrasje në Drenas

Arrestohet një person për sulm seksual ndaj një gruaje në Vushtrri

Sot 27-vite nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

Sot 27-vite nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

Peci: Kurrë nuk bëjmë bashkëpunim për numra, por për parime

Mitrovica ndan nga 50 euro për fëmijët me autizëm

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me shtatë migrantë në kamion

Arrestohen dy të mitur për tentim vrasje në Drenas

Arrestohet një person për sulm seksual ndaj një gruaje në Vushtrri

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës

Për herë të parë në Shqipëri, kompensim për dëmet në shëndet nga ajri i ndotur

Sot 27-vite nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

Sot 27-vite nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

Me votat e mazhorancës miratohet buxheti “emergjent” i vitit 2026

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën