TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Halimi: ShBA ishte kundër çdo konflikti në Luginë, UÇPMB të bindur se kishin përkrahjen e KFOR-it

by tëvë1
34 minuta ago
0
A A
Halimi: ShBA ishte kundër çdo konflikti në Luginë, UÇPMB të bindur se kishin përkrahjen e KFOR-it

Riza Halimi, ish-kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin kundër çdo lloj konflikti a lufte në Luginë të Preshevës e cila nisi në vitin 2000.
Halimi duke kujtuar shtypjet dhe vrasjet e shqiptarëve që filluan nga ushtria dhe policia serbe, ka thënë se vrasja e dy vëllezërve në Dobrosil, ishte momenti kur shpërtheu lufta dhe doli në skenë Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegj e Bujanoc.

Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë se djemtë e rreshtuar përballë kësaj ushtri ishin të bindur se kanë përkrahjen e KFOR-it, këtë ai thotë se ia kanë thënë disa pjesëtarë të këtij formimi ushtarak, ndonëse ai tregon se ua kishte përcjell qëndrimin e ambasadave të BE-së dhe ShBA-së që kundërshtonin në një konflikt apo luftë të armatosur.

“Ka qenë një grup i djemve, na ftuan në atë objektin që e kishin dhe na treguan që janë gati me formua një formacion ushtarak. Në atë bisedë spontane, ju kam thanë që në takimet që kemi me ambasadat, posaçërisht me atë amerikane që janë kategorish kundër çfarëdo konflikti. Ata ishin të bindur se e kanë përkrahjen e KFOR-it, kështu së paku në atë bisedë u deklaruan”, ka treguar Halimi takimin e parë me pjesëtarë të UÇPMB-së, të cilët në skenë dolën në janarin e vitit 2000 në varrimin e dy vëllezërve të vrarë në Dobrosil, një skenar I ngjashëm me atë të UÇK-së në Kosovë, e cila zyrtarisht u paraqit në varrimin e mësuesin Geci në Llaushë të vrarë nga forcat serbe.

Por, disa muaj më vonë, Halimi ka thënë se ndërkombëtarët nisen takimet me përfaqësuesit politik në Luginë të Preshevës dhe pjestarët të UÇPMB-së për formimin e Këshillit Politik të UÇPMB-së.
Ai ka kujtuar se më 15 mars, Christopher Hill, James Rubin, kishin takuar, Hashim Thaçin në Aeroportin e Tiranës e më pas edhe Ibrahim Rugovën.

Pas këtyre takimeve ishin mbajtur dy në Gjilan, ku një prej tij, kishte qenë edhe Christopher Dell, ishin zhvilluar diskutime mbi 10-orë në përpjekje që UÇPMB të pranonte formimin e Këshillit Politik.

“Në atë bisedë që ka zgjatë me orë, tri herë e kanë përsërit qëndrimin zyrtar të DASH që janë kundër çfarëdo përdorimi të dhunës dhe luftës. Dy javë mbas u zhvillua një takim, ka qenë prezentë Hashim Thaçi edhe Jakup Krasniqi ka qenë edhe Christopher Dell, në një takim 10 –orësh janë mundu me i bind përfaqësuesit e UCPMB-së që ta formojnë Këshillin Politik dhe përmes tij me i zgjidh problemet”, ka thënë Halimi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Pjesë të Prishtinës pa ujë të pijshëm, punohet për mënjanimin e defektit

Aeroporti i Tiranës me numrin më të lartë në rajon për udhëtarë

1.7 milion udhëtarë këtë muaj në Aeroportin e Rinasit, Rama: Rekordi i një dite mbi 60 mijë

Fetoshi: Jemi në një situatë të pafavorshme për kthimin e një procesi që do ta normalizonte veriun

Fetoshi: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia dëshmon vazhdimësinë e politikës së Millosheviqit

Rruga e dëmtuar prej tre muajsh, ankohen banorët e Shajkovcit

Rruga e dëmtuar prej tre muajsh, ankohen banorët e Shajkovcit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën