TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hajduku angazhon sulmuesin e njohur për pagë mujore prej 1 eurosh

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hajduku angazhon sulmuesin e njohur për pagë mujore prej 1 eurosh

Sulmuesi i njohur kroat, Nikola Kaliniq, i është bashkuar sërish Hajdukut të Splitit. Ai kishte vendosur të pauzonte për disa muaj dhe ka firmosur sërish me klubin e famshëm kroat të mërkurën. Kontrata e 35-vjeçarit është e vlefshme deri në fund të edicionit 2023/2024.

Ai ishte te Hajduku deri në fund të qershorit. Më pas kishte vendosur që për një periudhë të pushonte nga futbolli. Nuk ka luajtur prej atëherë dhe tani ka vendosur ta ndihmojë ekipin e zemrës. Hajduku do ta paguajë 1 euro në muaj.

“Pagën” prej 1 eurosh në muaj të Kaliniqit e ka konfirmuar drejtori sportiv i Hajdukut, Mindaugas Nikolicius.

“Sa u takon financave, ishte marrëveshja më e lehtë e arritur për tre vjet sa jam te Hajduku. Jemi marrë vesh për pagë prej 1 eurosh. Ai dëshiron t’i ndihmojë Hajdukut dhe ta fitojë titullin e kampionit dhe ky është motivi për të cilin u kthye”, ka thënë Nikolicius.

Hajduku të mërkurën nisi përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit. Te kjo skuadër janë edhe dy kosovarët, Emir Sahiti e Leon Dajaku.

Kaliniqi do ta mbajë fanellën me numër 9, të cilën ia ka liruar Aleksandar Trajkovski. Hajduku ka angazhuar edhe një lojtar tjetër, Laszlo Kleinheisler.

Kaliniqi ka 42 ndeshje e 15 gola për Kroacinë. Karrierën e ka nisur te Hajduku, ndërsa më pas luajti për Blackburn Rovers, Dnipro, Fiorentina, Milan, Atletico Madrid, Roma, Verna. Te Hajduku i Splitit, që ka shumë tifozë edhe në Kosovë, ishte kthyer në shkurt të vitit 2022.

Hajduku është në kërkim të titullit të kampionit, të cilin po e pret për kohë shumë të gjatë. Stinorin vjeshtor e ka përfunduar në pozitën e parë me 41 pikë. Rjeka është e dyta me 35 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur. Dy ndeshje më pak i ka Dinamo Zagrebi, që është e treta me 34 pikë. Këto tri skuadra pritet të zhvillojnë garë të fortë për titull të kampionit në pranverë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Derbi Bashkimi – Trepça hap javën e tretë në Superligën e basketbollit

Basketboll, duele interesante në xhiron e katërt

Trepça forcohet me amerikanin Graham

Trepça forcohet me amerikanin Graham

Prishtina – Dukagjini, luhet në Hajvali

Prishtina – Dukagjini, luhet në Hajvali

Falsifikimi i certifikatës së vaksinimit, merret vendimi për Granit Xhakën

Falsifikimi i certifikatës së vaksinimit, merret vendimi për Granit Xhakën

Rriten me 35,2% regjistrimet e bizneseve me 100% pronësi të huaj në Shqipëri

Rriten me 35,2% regjistrimet e bizneseve me 100% pronësi të huaj në Shqipëri

Osmani në ceremoninë e Bashkimit të Gjermanisë: Liria dhe demokracia kapërcejnë ndarjet më të thella

Osmani në ceremoninë e Bashkimit të Gjermanisë: Liria dhe demokracia kapërcejnë ndarjet më të thella

Parandalohet vrasja e planifikuar në Lezhë, arrestohen tre persona

Parandalohet vrasja e planifikuar në Lezhë, arrestohen tre persona

Pentagoni: Ekzekutimi me pushkatim i ish-majorit amerikan do të transmetohet drejtpërdrejt

Pentagoni: Ekzekutimi me pushkatim i ish-majorit amerikan do të transmetohet drejtpërdrejt

​Përleshje mes tre personave në Prishtinë, dy përfundojnë në QKUK

​Tre persona nën hetime për tentim-vrasje në Vushtrri

Presidentja Shiroka-Pula pret në takim drejtorin e AKI-së, flasin për situatën aktuale të sigurisë kombëtare

Presidentja Shiroka-Pula pret në takim drejtorin e AKI-së, flasin për situatën aktuale të sigurisë kombëtare

Gjykata Supreme reagon për protestën e punëtorëve të NPB-së: Lënda është në shqyrtim

Gjykata Supreme reagon për protestën e punëtorëve të NPB-së: Lënda është në shqyrtim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën