Viktor Gyokeres, sulmuesi i ri i Arsenalit, ka realizuar golin e parë në fanellën e “Topçinjve”.
Sulmuesi suedez u transferua tek Arsenali këtë verë nga Sportingu për mbi 70 milionë euro.
27-vjeçari shënoi golin në kuadër të “Emirates Cup” ndaj Athletic Bilbaos. Shënoi me kokë pas harkimit nga i transferuari tjetër i kësaj vere, Martin Zubimendi.
Pas golit, Gyokeres festoi duke vendosur “maskën” në fytyrë, diçka që tashmë është simbol i festës së tij.