TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Guvernatori i ri, “peng” i dekretit presidencial

by Valeza Sylejmani
3 vjet ago
0
A A
​Përzgjedhja e guvernatorit të ri të BQK, dyshime për mungesë transparence

Për disa muaj me radhë, Banka Qendrore e Kosovës po udhëhiqet nga një ushtrues detyre.

Ndonëse muajin e kaluar, Kuvendi e ka zgjedhur Ahmet Ismailin si guvernator të ri, ai ende nuk e ka nisur punën, shkaku i mungesës së dekretit nga Presidentja Osmani.

Megjithatë, nga Presidenca kanë treguar për Tëvë1, pse është bllokuar procedura e dekretimit të Ismailit.

“Pas ngritjes se çështjes në Gjykatën Kushtetuese nga ana e deputetëve të Kuvendit mbi  kushtetutshmërinë e tërë seancës, e rrjedhimisht edhe vendimeve të marra në të,  (ku ndër të tjera është votuar kandidati për guvernator), Presidenca është në pritje të sqarimit nga Gjykata Kushtetuese nëse ekziston masë e përkohshme për të gjitha vendimet e nxjerra nga Kuvendi, përfshirë edhe atë për guvernatorin”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media në zyren e presidentes.

Deputeti i njërës prej partive më të mëdha opozitare, Ferat Shala e quan procesin e konkursit jo legjitim.

Ai thekson se me intencën për të dominuar me bashkëpartiakë, pozita po i shkakton dëm të madh vendit.

|Lëvizjet politike që kanë ndodhur me zv. Guvernatorin dhe disa pozicione tjera të qojnë në atë që Qeveria e ka me patjetër të vendos njerëz të dëgjueshëm në sistemin bankar, financiar të Kosovës.  Në këtë relacion e ka dëmtuar shumë edhe kredibilitetin e bankës, por edhe kredibilitetin e ligjshmërisë së zgjedhjes së procedurave, në këtë relacion dëmi është jashtëzakonisht i madh”, u shpreh Shala.

Në anën tjetër, ekonomisti Mustafë Kadriaj potencon se krahas dëmeve në aspektin ekonomik, po dëmtohet edhe imazhi ndërkombëtar i vendit.

“Kur nuk kemi në fakt Zot shtëpie, bankat komerciale duhet ta dimë qartë se punojnë sipas ekonomisë së tregut dhe në fakt tentojnë që të gllabërojnë sa më shumë klientelin e tyre. Pra në këtë drejtim do të dëmtohet thjeshtë ekonomia e vendit, ndërsa në nivel të imazhit ndërkombëtar, pa dyshim që Kosova çdo ditë e më shumë imazhin është duke e venitur. Kjo do duhej të ishte një alarm për Qeverinë mirëpo siç duket po has në vesh të shurdhër”, vlerësoi Kadrijaj.

Që nga fundi i muajit mars, Banka Qendrore menaxhohet nga guvernatori i përkohshëm, Bashkim Nurboja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Nga sot fillon stina e pranverës

Nga sot fillon stina e pranverës

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën