TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Guri: Rushiti ishte imponim për t’u zgjedhur presidente, Vjosa Osmani bashkohet me LDK-në

by Tëvë1
7 muaj ago
2
A A
Guri: Rushiti ishte imponim për t’u zgjedhur presidente, Vjosa Osmani bashkohet me LDK-në

Ish-deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka folur për përpjekjet e partisë së tij për të mbështetur një kandidat konsensual për president të Kosovës. Sipas tij, LDK-ja kishte dorëzuar nënshkrimet dhe ishte e gatshme të mbështeste kandidatin e propozuar fillimisht në mënyrë konsensuale.

“Ne kemi qenë të hapur për një marrëveshje politike dhe t’i dorëzojmë 15 nënshkrimet tona për të zgjedhur presidentin e vendit. Por partia në pushtet nuk ka pasur interes për një zgjidhje konsensuale dhe ka preferuar që vendi të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Guri.

Ai ka shtuar se vendosja e zonjës Rushiti në proces ka qenë një surprizë dhe një “imponim në orët e fundit” për të penguar zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Sipas Gurit, nënshkrimet për Vjosa Osmanin dhe përkrahja e saj ndërkombëtare kanë qenë thelbësore, ndërsa sjellja e LVV-së tregon seriozitet të ulët për zgjedhjet.

“LDK i ka deponuar, i ka dorëzuar nënshkrimet, ka qenë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku në disa takime me Albin Kurtin, ka qenë i hapur për votat e LDK-së për të dorëzuar për në mbështetje të një kandidati, fillimisht konsensual. Ne kemi qenë të hapur për një marrëveshje politike t’i dorëzojmë 15 nënshkrime tona dhe të zgjidhet presidenti i Kosovës. Nuk i duheshin një palë zgjedhje Kosovës, partia e cila është në pushtet tash e  një kohë nuk ka interes dhe ka qenë e interesuar jashtëzakonisht shumë që vendi të shkojë në zgjedhje kemi ardhur deri në këtë moment deri qitash…Zonja Rushiti ka qenë imponim në orët e fundit, ajo është vendosur aty për mos me u zgjedh presidente, atë e ka ditë edhe Rushiti, Kurti e gjithë deputet e LVV-së, ka dështuar zgjedhja e presidentit konsensual. Emri i Rushitit ka qenë befasim përveç Albin Kurtit, për arsye se nuk e kanë ditë”

“Ne kemi thënë i kemi 15 nënshkrime për Vjosa Osmanin, Agim Bahtirit me ia dhënë 15 nënshkrime a? Vetë sjellja që e kanë dërgua Agim Bahtirin me shkua me i marr nënshkrimet tregon shumë sa seriozisht e kanë pas për zgjedhjet për presidentin. Shqetësimi jonë ka qenë që presidenti në asnjë mënyrë mos të jetë zgjatim i Qeverisë. Vjosa Osmani me Bashkësinë Ndërkombëtare, me raportet e saj me ShBA-të ka qenë jashtëzakonisht e nevojshme dhe e shëndetshme, kjo ka qenë e kundërta e Albin Kurtit”, ka deklaruar Guri në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

I pyetur se a do të jetë Vjosa Osmani pjesë e LDK-së, ky i fundit e pohoi se ish-presidentja e Kosovës do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ashtu siç tha edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me ish-presidenten që lajme të mira po priten që shumë shpejt ndodhin…Natyrisht që Vjosa Osmani do të jetë pjesë e LDK-së, absolutisht që do të mirëpritet”, deklaroi ai./teve1.info/

Tags: LDKLVVParis GuriTeve1Vjosa Osmanizgjedhjet e reja
ShareTweet

Postime të ngjashme

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues

Gjashtë të arrestuar për kokainë në Prishtinë, sekuestrohen Porsche, Rolex, drogë dhe 300 mijë euro

Gjashtë të arrestuar për kokainë në Prishtinë, sekuestrohen Porsche, Rolex, drogë dhe 300 mijë euro

Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, partitë zbulojnë çfarë po përgatitet në heshtje

Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, partitë zbulojnë çfarë po përgatitet në heshtje

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë dhe videot e përdoruesve pa pëlqim

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë dhe videot e përdoruesve pa pëlqim

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein me dronë, mbrojtja ajrore neutralizon sulmet

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein me dronë, mbrojtja ajrore neutralizon sulmet

Gjashtë të arrestuar për kokainë në Prishtinë, sekuestrohen Porsche, Rolex, drogë dhe 300 mijë euro

Gjashtë të arrestuar për kokainë në Prishtinë, sekuestrohen Porsche, Rolex, drogë dhe 300 mijë euro

Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, partitë zbulojnë çfarë po përgatitet në heshtje

Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, partitë zbulojnë çfarë po përgatitet në heshtje

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën