TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Guri për 100 eurot e ndara nga Qeveria në detyrë: S’besoj që populli i Kosovës blihet

by teve1
3 javë ago
1
A A
Guri për 100 eurot e ndara nga Qeveria në detyrë: S’besoj që populli i Kosovës blihet

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka kritikuar vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e 100 eurove për qytetarët, duke e cilësuar atë si “blerje të votës”.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Guri është shprehur i bindur se qytetarët e Kosovës nuk ndikohen nga shuma prej 100 eurosh për të votuar një parti të caktuar, duke theksuar se ato para janë “të mirëseardhura”, por duhet të rregullohen me ligj dhe të jepen në mënyrë të rregullt mujore, jo në prag të zgjedhjeve.

Ai ka thënë se, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po përdor një strategji ku, siç është shprehur, për katër vite nuk përmbyllen projekte të mëdha, ndërsa në prag të zgjedhjeve bëhen premtime dhe shpërndarje të mjeteve financiare.

“LVV ka një strategji tash e një kohë që për katër vite nuk e përfundojnë asnjë punë të vetme dhe kur vjen koha e zgjedhjeve japin premtime megalomane dhe shpërndajnë nga 100 euro për qytetarët e Republikës së Kosovës. Do të thotë kjo është puro blerje e votës. Nuk është vështirë me bë zotime, vështirë është me i realizu ato. Unë nuk besoj që populli i Kosovës blihet, unë nuk besoj që populli i Kosovës ndikohet nga 100 euro për ta votuar një parti të caktuar, sepse në fund të fundit ato janë paratë e qytetarëve të Kosovës, ua ka marrë atyre dhe po ua jep atyre. Ai qëllimin e ka të keq, mirëpo qytetari nuk besoj dhe jam i bindur që nuk voton mbi bazën e këtij parimi. Shtesat absolutisht janë të mirëseardhura, mirëpo kjo duhet të rregullohet me ligj dhe të jenë të përmuajshme, e jo të jenë në dëshirën e ministrit që kurdo që afrohen zgjedhjet të tentohet me u ble vota në mënyrë klasike, për arsye se populli i Kosovës në fund të fundit meriton dinjitet”, ka deklaruar ai.

Guri ka theksuar se vendimi për ndarjen e 100 eurove është marrë në kohë të afërt me zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, duke e cilësuar këtë si veprim të qëllimshëm.

Sipas tij, shuma prej 100 eurosh nuk është e mjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve dhe inflacionin.

“Këta e lënë ekzekutimin e 100 eurove dy javë para zgjedhjeve, ashtu siç e kanë lënë edhe më 28 dhjetor. Inflacioni në Kosovë nuk është vetëm në muajin maj, ka qenë edhe në prill edhe në mars, dhe kanë mundur ta ekzekutojnë këtë vendim edhe më herët, por e kanë lënë saktësisht dy javë para zgjedhjeve me qëllim. 100 euro nuk e zbusin inflacionin. Me ato 100 euro sot në market nuk mund të blesh as një qese me produkte bazike, aq shumë janë shtrenjtuar çmimet e produkteve bazike”, ka theksuar Guri.

Ai ka shtuar se qëllimi i qeverisë, sipas tij, është pushteti dhe jo mjetet e përdorura për ta arritur atë, duke kritikuar gjithashtu mënyrën e organizimit të zgjedhjeve dhe motivet politike pas vendimeve të fundit.

“Kjo më shumë se frikë e tregon që ata janë të interesuar për pushtet dhe nuk njohin mjete për pushtet për të arritur qëllimin e tyre, e qëllimi i tyre është pushteti. Nuk ka precedent në botë që një parti me 50 për qind e çon vendin në zgjedhje një muaj pasi i merr 51 për qind me dëshirën për t’i marrë 60 e 70 për qind dhe për t’i marrë të gjitha pozitat kryesore të shtetit”, ka përfunduar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days”

Përfundon edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days”

Mbi 70% e votave të numëruara, LVV vazhdon të kryesojë

Numërohen mbi 31% e votave me postë, LVV thotë se është afër mandatit të 52-të

Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren

Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren

Përleshja mes familjarëve që përfundoni me një të vrarë -Detaje nga rasti në Prizren

Përleshja mes familjarëve që përfundoni me një të vrarë -Detaje nga rasti në Prizren

Holanda barazon me Japoninë

Holanda barazon me Japoninë

ShBA dhe Irani arrijnë marrëveshje

ShBA dhe Irani arrijnë marrëveshje

12 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Misuri

12 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Misuri

Përfundon edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days”

Përfundon edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days”

Mbi 70% e votave të numëruara, LVV vazhdon të kryesojë

Numërohen mbi 31% e votave me postë, LVV thotë se është afër mandatit të 52-të

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Sulmuesi Ilievski vazhdon me Prishtinën

Sulmuesi Ilievski vazhdon me Prishtinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën