TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm

by TËVË 1
9 muaj ago
1
A A
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka deklaruar se ai dhe bashkëluftëtarët e tij besojnë fuqishëm se ish‑krerët e UÇK‑së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, do të shpallen të pafajshëm në Hagë.

Pas homazheve të zhvilluara sot në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në përkujtim të 28‑vjetorit të sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, Gucati u shpreh beson fuqishëm që ata do të dalin të pafajshëm.

Ai ka theksuar se shpreson në një proces të drejtë dhe jo “selektiv apo politik”.

“Unë nuk besoj që drejtësia do të jetë drejtësi politike apo selektive. Do të jetë një drejtësi e mirëfilltë evropiane”, ka theksuar ai.

Gucati ka deklaruar se ka bërë kërkesë që të jenë prezent në Hagë për dëgjimin e ish‑udhëheqësve, duke theksuar se presin leje për ta.

“I kemi bërë kërkesa para dy ditësh, besoj që do të na lejohet të marrim pjesë”, ka thënë ai.

Ai konfirmoi pjesëmarrjen e tij dhe të veteranëve të tjerë në protestën e paralajmëruar për 17 shkurtin, e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, ku do të bëhet thirrje për drejtësi ndaj ish‑luftëtarëve të UÇK‑së.

Në Gjykatën Speciale në Hagë është përmbyllur afati për dorëzimin e dosjeve përfundimtare në rastin e gjykimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, shkruan RTK. Nga 9 deri më 18 shkurt janë paraparë fjalët përfundimtare, pas të cilave gjykata ka tre muaj kohë për të nxjerrë aktvendimin e shkallës së parë, me mundësi për dy muaj shtesë.

Tags: Hysni GucatiTeve1UCK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

IPK suspendon tre policë në Prishtinë, dyshohet se i kërkuan favore seksuale një vajze pas mesnatës

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj personit që kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj personit që kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt

Financial Times: Protestat nuk e lëkundin Ramën, as rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Financial Times: Protestat nuk e lëkundin Ramën, as rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Pezullohen dy policë në Tiranë

Kastrioti gati për sfidat evropiane, Ferizajasit udhëtojnë drejt Italisë

Konjufca uron emërimin e Schübel si përfaqësues i BE-së në Kosovë

Konjufca: Serbia po kërcënon Kosovën, BE-ja ta detyrojë Beogradin ta dorëzojë Radoiçiqin

KRU “Gjakova” vazhdon me shkyçje në Gjakovë dhe Prizren

KRU “Gjakova” vazhdon me shkyçje në Gjakovë dhe Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën