Kombëtarja e Kosovës (vajzat) e ka nisur sot grumbullimin treditor të shtatorit, ku po zhvillon seanca stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj.
Në këtë grumbullim po marrin pjesë kryesisht futbolliste nga kampionati vendor, si dhe tri lojtare që luajnë jashtë vendit.
Të enjten, Kombëtarja A do të zhvillojë një ndeshje testuese me Kombëtaren U19, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e rëndësishme të ‘play-off’-it kundër Turqisë në fund të tetorit për Ligën B të Ligës së Kombeve.