TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gruda: Nesër duam t’i shohim Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin të lirë

by Tëvë1
21 minuta ago
0
A A
Gruda: Nesër duam t’i shohim Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin të lirë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se në PDK presin që nesër Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të shpallen të pafajshëm nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në një konferencë për media, rreth 18 orë para shpalljes së verdiktit final, Gruda tha se Kosova pret drejtësi, duke theksuar se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të vendoset në të njëjtin plan me politikën e agresionit dhe spastrimit etnik të regjimit serb.

“Ne e themi sot me shpresë dhe besim: nesër duam të festojmë. Duam t’i shohim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të lirë dhe në rrugën e kthimit në Kosovë. Deri atëherë, përgjegjësia jonë është e qartë. Do ta mbrojmë të vërtetën për luftën e UÇK-së. Do ta mbrojmë sakrificën e popullit të Kosovës. Do ta mbrojmë legjitimitetin e shtetit tonë”, shtoi ai.

Gruda tha se në rast të një vendimi ndryshe, ai do të kundërshtohet me vendosmëri përmes argumenteve dhe të gjitha mjeteve juridike e demokratike në dispozicion.

“Prandaj, edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë u kërkojmë të njëjtën gjë që kemi kërkuar gjithmonë: drejtësi të bazuar në prova, standarde të barabarta dhe respekt për të vërtetën historike të Kosovës”, tha deputeti i PDK-së.

Duke folur për represionin, dhunën, dëbimet, vrasjet dhe krimet ndaj popullit të Kosovës, Gruda tha se historia nuk mund të rishkruhet.

“Në vitin 1999, UÇK-ja dhe demokracitë perëndimore u gjendën bashkë në anën e drejtë të historisë. Ky partneritet dhe kjo mbështetje ndërkombëtare i dhanë fund një katastrofe humanitare dhe hapën rrugën drejt lirisë dhe shtetit të Kosovës. Prandaj, historia e Kosovës nuk duhet të rishkruhet. Dihet kush ishte agresori dhe kush ishte viktima. Dihet kush ushtroi dhunë dhe represion, kush dëboi qindra mijëra qytetarë nga shtëpitë e tyre dhe pse bota demokratike ndërhyri”, theksoi Gruda.

Në fund, ai u bëri thirrje të gjithë akterëve publikë që të tregojnë maturi dhe të mos krijojnë panik te qytetarët para shpalljes së vendimit.

“Si PDK, kemi përcjellë me shqetësim disa reagime publike të ditëve të fundit, të cilat kanë krijuar ankth të panevojshëm te qytetarët. Në momente të tilla, të gjithë akterët publikë kanë përgjegjësi të tregojnë maturi dhe kujdes. Kosova ka dëshmuar se di t’i përballojë momentet e mëdha me dinjitet”, tha Gruda.

Tags: ish kreret e uckpdkPërparim GrudaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV e LDK pezullojnë bisedimet për presidentin

LVV e LDK pezullojnë bisedimet për presidentin

​Pensionohet Laura Pula, prokurore nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

​Pensionohet Laura Pula, prokurore nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Nga sot flamuri i UÇK-së do të valojë në të gjitha xhamitë e Kosovës

Nga sot flamuri i UÇK-së do të valojë në të gjitha xhamitë e Kosovës

“Nuk kanë pasur asnjë arsye të qëndrojnë gjashtë vite këtu”, thotë djali i Jakup Krasniqit nga Haga

“Nuk kanë pasur asnjë arsye të qëndrojnë gjashtë vite këtu”, thotë djali i Jakup Krasniqit nga Haga

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën