Sipas tij, në atë mënyrë nuk do të arriheshin rezultatet e duhura.
“Ne besojmë që nëse nuk realizohet përmes rrugës që propozojmë ne, përmes Kuvendit, nuk do të arrihen rezultatet e duhura dhe ne nuk jemi në gjendje të kontribuojmë në qoftë se nuk do të jetë kështu”, tha ai në “Ditari” në Tëvë 1.
Përfaqësues të PDK-së janë takuar sot me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar lidhur me procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë. Ftesën e Kurtit e ka pranuar edhe AAK-ja, teksa LDK-ja e ka refuzuar. /Teve1.info/