tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Gruda: Gjykata Speciale ka devijuar nga mandati fillestar

teve1 nga teve1
12/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Koordinatori i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në emisionin “Info Nata” i ka komentuar bastisjet e sotme si dhe arrestimin e ish-komandantit Rrustem Mustafa – Remi.

Gruda, thotë se bastisjet dhe arrestimi i Remit është ekzekutim i urdhrave që i jep Gjykata Speciale.

“Këto bastisje dhe ky arrestim i EULEX-it dhe intervistimi i Remit është ekzekutim i urdhrave që jep Gjykata Speciale nga ana e EULEX-it. Kemi thënë si PDK prej fillimit që PDK-ja i ka dhënë votat e veta për të themeluar Gjykatën Speciale dhe se nuk do ta bllokojë asnjë lloj hetimi, asnjë lloj zhvillimi që ka të bëjmë me punët e Gjykatës Speciale”, tha ai në Tëvë1.

Sipas Grudës, Gjykata Speciale ka devijuar nga mandati fillestar.

Vetëm se PDK-ja nuk mund të mos e thotë që Gjykata Speciale ka devijuar nga mandati fillestar i saj që ka pasur edhe nga ajo që po ndodh aktualisht me zotin Thaçi, Veselin, Krasniqin dhe zotin Selimi. Është një proces, i cili nuk është në përputhje me standardet evropiane për gjykim të drejt dhe në kohë të arsyeshme.

Sipas tij, procesi i paraburgimit për ish-krerët e UÇK-së është tej zgjatur.

“Procesi po zgjatet shumë, në nëntor po bëhen tri vite që ata janë në paraburgim dhe nuk ka asnjë lloj standardi evropian që ta ndalon për tri vite në paraburgim”, shtoi ai.

Gjatë ditës së sotme me urdhër të Gjykatës Speciale është arrestuar ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, i cili pak orë më vonë është liruar. Remi për media ka deklaruar se i është marrë vetëm telefoni mobil.

Ndërkohë, Gjykata Speciale e Hagës ka kryer sot bastisje në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, e njëjta banesë në kohën e luftës shërbente si bazë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bastisja përfundoi pas pesë orëve, ku Zyra e Prokurorit të Specializuar mori disa dokumente./teve1.info/

Tags: Gjykata SpecialePërparim GrudaRrustem Mustafa

​Dialogu Kosovë – Serbi drejt bllokadës

23/09/2023

Sekuestrohen mbi 250 mijë euro në portin e Durrësit

23/09/2023

“10 vjet mund të zgjasin procedurat për anëtarësimin e Kosovës në NATO”

23/09/2023
SAN SEBASTIAN, SPAIN - FEBRUARY 07: Adnan Januzaj of Real Sociedad reacts during the La Liga Santander match between Real Sociedad and Cadiz CF at Estadio Anoeta on February 07, 2021 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Adnan Januzaj në janar pritet të rikthehet në Ligën Premier

23/09/2023

Vdes një 76-vjeçar, nuk arriti të dalë nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët

23/09/2023

Ide të zgjerimit të BE-së në situatën e re gjeopolitike

23/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.