TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gruaja që i mbijetoi kancerit

by Lendrina Kodrolli
2 vjet ago
0
A A
Gruaja që i mbijetoi kancerit

Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, 60 vjeçarja nga Prizreni rrëfen se si mbijetoi në 2016-tën për të jetuar sot. Violeta Pirana kujton periudhën kur u diagnostifikua me kancerin e gjirit derisa tregon sfidat, vështirësitë si dhe motivet që nuk e lejuan të dorëzohet lehtë.

Edhe pas betejës me sëmundjen, kontrollat vazhdojnë të jenë rutinë për të. 2016- ta për Violeta Piranën ishte periudha më e rëndë në jetën e saj. Në janar të atij viti, 60 – vjeçarja nga Prizreni u diagnostifikua me kancer të gjirit.

Mirëpo edhe pas shtatë viteve nën emocione rrëfen se si arriti të mbijetojë.

“Një lajm i tillë është shumë i rëndë, unë e kam përjetuar rëndë sepse sëmundja nuk të troket në derë ajo vetëm të vjen andaj ka qenë si një eksplodim i bombës të cilën nuk e kam ditë se e kam dhe planet e mija u tollovitën tërësisht në mendjen dhe dijen time pastaj nuk e kam ditë se çfarë do të pasojë pas asaj”, është shprehur Violeta Pirana.

Përveç saj, lajmin e përjetuan rënd edhe familjarët për të cilët thotë se ishte një goditje e fortë.

“Kam dy vajza, njëra ka qenë në Prishtinë e tjetra në Sarajevë dhe ajo që ka jetuar në Sarajevë ka pas një shtatzëni të vështirë pas dhjetë vitesh dhe neve kemi vendos që asaj mos me i tregu për kancer, por një gjë që kurr nuk ia fali vetes dhe e këshilloj që asnjë person të mos e komunikoj këtë lajm përmes telefonit. Unë nga ankthi e komunikova vajzën përmes telefonit dhe më pas e mora vesh se çfarë ankthi ka përjetuar ajo sa që janë ngrit në këmbë i gjithë kolektivi me e qetësu, dmth ka qenë një goditje shumë e rëndë për familjen tonë sepse sa kemi qenë në një fazë të qetë të jetës të gjitha gjërat u tollovitën dhe është dasht të kthehemi në trajtime”, ka deklaruar Pirana.

Trajtimet me kimioterapi, por edhe dy muaj rrezatime në atë kohë i mori në Turqi.

Ndonëse hasi në vështirësi financiare gjatë trajtimit, e rëndësishme për të mbetet fitimi i betejës me këtë sëmundje.

“E kam përfundu në Turqi, ka qenë shumë e kushtueshme është dashte me shku në mëngjes me aeroplan dhe në mbrëmje të kthehem për shkak të kursimit që mos me shpenzu sepse kimioterapia ka qenë e kushtueshme, mirëpo nuk janë të rëndësishme paratë sa është jeta. Pra unë kam fituar në jetë”, ka rrëfyer Pirana.

Tutje ajo tregon motivet që nuk e lejuan të dorëzohet lehtë e të luftojë kancerin.

“Dëshira për me jetu, e kisha një mbesë dojsha me shëtis me të, vet, kisha plane të mija që po realizohen dalëngadalë e formova edhe shoqatën”, ka treguar ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeverisjes sonë

Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeverisjes sonë

Elbert Krasniqi thotë se janë numrat për t’u votuar kryetari i Kuvendit

Konstituimi i komunave veriore, Krasniqi: Gjithçka është zhvilluar me rregull

Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë se mësoi për sfidat politike

Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë se mësoi për sfidat politike

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Përleshje mes dy të rinjve në Prizren, theret me thikë një 19-vjeçar

Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeverisjes sonë

Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeverisjes sonë

Nis transformimi 12 milionë euro i stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren

Nis transformimi 12 milionë euro i stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren

Elbert Krasniqi thotë se janë numrat për t’u votuar kryetari i Kuvendit

Konstituimi i komunave veriore, Krasniqi: Gjithçka është zhvilluar me rregull

Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë se mësoi për sfidat politike

Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë se mësoi për sfidat politike

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Përleshje mes dy të rinjve në Prizren, theret me thikë një 19-vjeçar

Skandali i basteve në futbollin turk, arrestohet kapiteni i Fenerbahces dhe mbrojtësi i Galatasarayt! Luajtën ekipin e tyre në skedina

Skandali i basteve në futbollin turk, arrestohet kapiteni i Fenerbahces dhe mbrojtësi i Galatasarayt! Luajtën ekipin e tyre në skedina

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaçit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën