TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Grenell kërkon shpërbërjen e Speciales pas dënimit të Thaçit: Vendimi është skandaloz

by Tëvë1
1 muaj ago
5
A A
Grenell kërkon shpërbërjen e Speciales pas dënimit të Thaçit: Vendimi është skandaloz

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar dënimin e tij si “skandaloz” dhe duke kërkuar hapa për shpërbërjen e Gjykatës Speciale.

Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim. Me të njëjtin aktgjykim, Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Në një reagim të publikuar pas aktgjykimit, Grenell ka kritikuar ashpër vendimin ndaj Thaçit.

“Dënimi i shpallur nga Gjykata e Hagës ndaj Hashim Thaçit, për një luftë të 25 vjetëve më parë, është skandaloz”, ka shkruar Grenell.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën e funksionimit të gjykatave ndërkombëtare, duke pretenduar se në to merren vendime politike.

“Askush nuk është i sigurt nga këto gjykata ndërkombëtare, ku elitat akademike marrin vendime politike”, ka shkruar ai.

Grenell ka bërë kritika edhe ndaj trupit gjykues dhe prokurorit, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj tyre. Ai ka përmendur në mënyrë të veçantë gjyqtarin zviceran Guénaël Mettraux.

“Gjyqtari zviceran Guenael Mettraux ishte udhëheqësi i vërtetë, duke injoruar çështjet ligjore dhe duke zgjedhur në vend të tyre politikën e Jack Smithit”, ka deklaruar Grenell.

Në reagimin e tij, Grenell ka kërkuar gjithashtu ndërprerjen e financimit për gjykata të tilla, duke iu drejtuar Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe Todd Blanche.

“Të gjitha këtyre gjykatave duhet t’u ndërpritet menjëherë financimi. Departamenti i Drejtësisë dhe Todd Blanche duhet të veprojnë shpejt. Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje politike dhe kjo duhet të ndalet”, ka shkruar ai.

Në fund, Grenell i është drejtuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe deputetëve të Kuvendit, duke kërkuar që të ndërmerren hapa për shpërbërjen e Gjykatës Speciale.

“Albin Kurti gjithashtu duhet të veprojë shpejt për ta shpërbërë këtë Gjykatë të huaj. Anëtarët e Parlamentit duhet të punojnë me Kurtin që kjo të ndodhë. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë”, ka përfunduar Grenell.

Deklaratat e Grenellit janë reagim i tij personal ndaj aktgjykimit dhe përmbajnë vlerësime dhe pretendime të tij për procesin gjyqësor.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën