TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gratë protestojnë në Tiranë: “Nuk duam lule, por drejtësi”

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Gratë protestojnë në Tiranë: “Nuk duam lule, por drejtësi”

Mijëra këpucë të kuqe u vendosën në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë në shenjë proteste kundër dhunës ndaj grave në familje dhe shoqëri.

Ky është 8 marsi i dytë që instalacioni “Këpucët e kuqe” zhvillohet në kryeqytetin e Shqipërisë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Kjo protestë e heshtur, e organizuar nga Fem fest, u shoqërua edhe me disa performanca me mesazhe kundër dhunës ndaj grave, mes tyre edhe një performancë e katër anëtarëve të grupit nga Kosova Haveit.

Shoqata të shumta të grave në Shqipëri organizuan edhe një marshim nga sheshi “Nënë Tereza” drejt ndërtesës së Kryeministrisë.

Ato mbanin në duar pankarta të shumta me mesazhe sikurse: “Gratë nuk janë të sigurta në Shqipëri”, “Marshojmë nuk festojmë, për një jetë pa dhunë ndaj vajzave dhe grave”, “Nuk është krim pasioni, është femicid”.

Protesta në ditën e gruas vjen pak ditë pas një ngjarje të rëndë në Tiranë. Më 1 mars, Dan Hutra, 40 vjeç, vrau tri gra dhe plagosi dy të tjera, ndërsa më herët ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij të parë.

Një tjetër pankartë në protestë ishte edhe “Drejtësi për Xhoin”, vajza nga Kenia e cila humbi jetën pasi u dhunua dhe u hodh nga ballkoni i banesës së saj në Tiranë. Ajo jetonte në Tiranë dhe punonte në një kazino. Familja e saj dhe disa prej grave që punonin me të, kanë akuzuar një prej punonjësve të tjerë, por deri tani nuk ka asnjë të ndaluar.

Aktivistet e shoqërisë civile marshuan nga sheshi “Nënë Tereza” drejt Kryeministrisë, ku iu dhuruan lule grave police, që mbikëqyrën protestën. Ndërsa në duar mbanin pankarta “Nuk duam lule, por drejtësi”.

Marshimi vijoi më pas drejt Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Drejtësisë, ku protestueset kërkuan sërish që të hiqet gjykimi i shkurtuar për veprën penale të dhunës në familje. Pikërisht kjo klauzolë në Kodin e Procedurës Penale ka krijuar mundësinë që persona të dënuar për dhunë në familje t’iu ulet masa e dënimit. një nismë ligjore është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë por ende nuk është miratuar, raporton REL.

Gjatë vitit 2022 në Shqipëri janë vrarë gjashtlë gra, ndërsa të dhunuara kanë qenë 3.676 vajza dhe gra, prej tyre 2.206 kanë përfituar urdhër mbrojtjeje.

Ndërsa nga fillimi i këtij viti e deri tani në Shqipëri janë vrarë katër gra.

Tags: drejtesiProtestaTirane
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mesazh nga Teherani: Koha për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në rajon

Mesazh nga Teherani: Koha për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në rajon

Trump për vendet e pakënaqura me çmimet e naftës: Gjeni vetë naftën tuaj

Trump për vendet e pakënaqura me çmimet e naftës: Gjeni vetë naftën tuaj

SHBA godet fuqishëm Isfahanin me sulm masiv ajror, Trump publikon pamjet

SHBA godet fuqishëm Isfahanin me sulm masiv ajror, Trump publikon pamjet

Aleatët arabë i kërkojnë SHBA-së të mos ndalojë luftën ndaj Iranit deri në dobësimin e tij

Aleatët arabë i kërkojnë SHBA-së të mos ndalojë luftën ndaj Iranit deri në dobësimin e tij

Ismaili: Kosova është në rrugë të mirë për të tërhequr një shumë rekord të investimeve të huaja direkte

Ismaili: Kosova është në rrugë të mirë për të tërhequr një shumë rekord të investimeve të huaja direkte

Bajrami: Kur kapet ZRrE-ja, çmimi i rrymës varet nga koha e zgjedhjeve

Maqedonci takon komandantin shqiptar, vlerësohet roli i shqiptaro-amerikanëve në mbrojtjen e SHBA-së

Maqedonci takon komandantin shqiptar, vlerësohet roli i shqiptaro-amerikanëve në mbrojtjen e SHBA-së

Gashani: Institucionet janë duke u marrë me shqetësimet për keqpërdorime të mundshme me biletat

Gashani: Institucionet janë duke u marrë me shqetësimet për keqpërdorime të mundshme me biletat

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL e UÇK-së kërkon tërheqjen e mbështetjes për publikimin “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Mesazh nga Teherani: Koha për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në rajon

Mesazh nga Teherani: Koha për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në rajon

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën