Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili bëri të ditur dyshohet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar.
Tutje, Borovci tregoi se nuk është raportuar për të lënduar, teksa dyshohet se janë vjedhur kabllo rryme vlera e të cilave ende nuk dihet.
“Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha ndër tjerash ai./teve1.info/