TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gori: Sivjet mbi 700 infermierë aplikuan për të ikur jashtë vendit, pagat e tyre s’mjaftojnë as për shpenzime mujore

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Gori: Sivjet mbi 700 infermierë aplikuan për të ikur jashtë vendit, pagat e tyre s’mjaftojnë as për shpenzime mujore

Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, thotë se vetëm gjatë vitit 2023, mbi 700 infermierë kanë bërë kërkesë që të pajisen me licencë që vlen për punësim jashtë vendit.

Gori tha se në këtë vit, trendi i ikjes ka morr hov më shumë se viteve të kaluara.

“Rënie ka pasur në vitin 2021, sigurisht për shkak të pandemisë. Ka filluar me rritje në vitin 2022, kurse në vitin 2023 është fluksi shumë më i madh, thënë qind për qind. Gjithsej, deri më tani 713 infermierë kanë aplikuar për licencë që të ikin jashtë vendit”, tha ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Tutje, ajo tha se shumë të rinj në Kosovë po e studiojnë Infermierinë, pasi që mundësitë për të dalë jashtë vendit janë më të mëdha.

“Ka shumë të rinj që viteve të fundit po e ndërrojnë profesionin me qëllim të arrijnë në destinacionin, ku ata dëshirojnë aq më lehtë që është e mundur. Ka drejtime të ndryshme që i po ndërrojnë degët, profesionet dhe po fillojnë ta regjistrojnë Infermierinë me qëllim që është më e lehtë për të depërtuar në vendet e rajonit, pasi që kërkesat janë të mëdha”, tha Gori.

Kryetarja e OIK-së, tha se me pagat e tanishme, infermierët nuk kanë mundësi për t’i mbuluar as shpenzimet mujore.

“Pagat që tashmë kanë infermierët është për keqardhje në Kosovë. Është bërë dallim i madh përbrenda sektorëve publike me Ligjin e Pagave. Mirëpo, me pagat tani për tani që i kanë infermierët është e pamundur për të mbijetuar. Sillet rreth 500 euro, me këtë pagë është e pamundur për t’i mbuluar shpenzimet mujore në Kosovë. Ndërsa, Gjermania iu jep paga përafërsisht rreth 2-3 herë më të mëdha. Por, përveç pagës dinjitoze kanë edhe kushte më të mira të punës, po iu mundësohet edhe sigurimi i banimit, e viteve të fundit po iu sigurohet që ta tërheqin edhe familjen atje”, shtoi ajo.

Gjithashtu, ajo bëri të ditur se çdo klinikë në Qendrën Universitare të Kosovës (QKUK) ka nevojë për infermierë shtesë.

“Në bazë të informatave që ne i posedojmë çdo klinike ka nevojë për infermierë shtesë, duke marrë parasysh se çdo vite disa lëshojnë punën, shkojnë në pension, shkojnë në pushime të lindjes, pushime mjekësore dhe gjithmonë ka nevojë për shtesë”./teve1.info/

Tags: InfermiereNexhmije GoriOIK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Po shkonin për të shuar zjarret, 6 ushtarë lëndohen pas një aksidenti në Shqipëri

Shqipëria siguron hua prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për modernizimin e mbrojtjes

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Kroacia nesër nis për Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Kroacia sinjalizon rritjen e pranisë ushtarake në Kosovë

Përplasje mes dy trenave në Angli, raportohet një viktimë dhe shumë të lënduar

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën