TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gola: Po presim epilogun e Kuvendit të LDK-së për të vazhduar dialogun

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Gola: Po presim epilogun e Kuvendit të LDK-së për të vazhduar dialogun

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka deklaruar se 6 gushti nuk është një datë e vonshme për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se duhet shfrytëzuar çdo hapësirë kohore për të arritur një marrëveshje politike.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Gola tha se pozicionet e partive politike mbeten të ngurta, ndërsa LVV-ja, sipas tij, ka qenë e vetmja që ka ofruar alternativa për zhbllokimin e situatës.

“Unë mendoj që është plotësisht e qëndrueshme. Në momentin kur sheh se formacionet partiake janë relativisht të barrikaduara në pozicionet e tyre dhe ka mungesë ofertash, me përjashtim të LVV-së, e cila ka qenë vazhdimisht proaktive në dhënien e propozimeve dhe alternativave, atëherë duhet shfrytëzuar çdo moment për të fituar kohë, me shpresën se situata do të zhbllokohet”, ka thënë Gola.

Ai ka shtuar se beson që, përveç asaj që shihet në publik, ekzistojnë edhe komunikime mes përfaqësuesve të partive politike.

“Unë mendoj se përveç asaj që shihet në publik, eksponentët kryesorë të partive politike mund të jenë duke komunikuar edhe jashtë syrit të opinionit. Lëvizje ka, por ato janë të vështira për shkak të deklaratave të bëra më herët, të cilat e bëjnë më të vështirë largimin nga pozicionet fillestare. Megjithatë, mendoj se qëndrimi i partive opozitare e ka shtyrë afatin deri në limit, në mënyrë që të krijohet më shumë hapësirë për zgjidhje”, është shprehur ai.

Duke folur për Lidhjen Demokratike të Kosovës, Gola tha se zhvillimet e brendshme në këtë parti kanë ndikuar negativisht në procesin e dialogut ndërpartiak.

“Gjithsesi, unë mendoj që zhvillimet brenda LDK-së e kanë lënduar të gjithë procesin e negocimit dhe dialogut ndërpartiak për të gjetur një zgjidhje. Ne po presim të shohim se çfarë do të dalë nga Kuvendi i LDK-së, nëse z. Abdixhiku do të vazhdojë të jetë në krye të partisë apo do të ketë ndryshime”, ka deklaruar Gola.

Ai tha se shpreson që LDK-ja të ndjekë traditën e saj institucionale dhe të kontribuojë në zhbllokimin e procesit.

“Shpresoj që LDK-ja t’i kthehet traditës së saj dhe që, në këto procese tepër të rëndësishme për konstituimin e institucioneve të Republikës, ndasitë e brendshme partiake të mos reflektohen në dialogun me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka përfunduar Gola.

Tags: Ardian GolaKendi i debatitLDKLVVTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila: Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

Kusari-Lila: Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

Inspektorati i Mjedisit merr masa ndaj kompanive që punonin pa leje

Inspektorati i Mjedisit merr masa ndaj kompanive që punonin pa leje

Albulena Haxhiu, deputete apo u.d e presidentes? – çka thotë Kushtetuta?

Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar pas paraqitjes së Radoiçiqit në tubimin e Vuçiqit

Tragjedia në Livoç, kryetari i Vitisë shpreh ngushëllime për familjen Bogujevci nga Pozherani

Tragjedia në Livoç, kryetari i Vitisë shpreh ngushëllime për familjen Bogujevci nga Pozherani

Bashkimi triumfon ndaj Borës

Bashkimi triumfon ndaj Borës

Napoli i Rrahmanit shkëlqen ndaj Frosinones

Napoli i Rrahmanit shkëlqen ndaj Frosinones

Trump: Ka ardhur koha që Ukraina të zgjedhë një president të ri

Trump: Ka ardhur koha që Ukraina të zgjedhë një president të ri

Kusari-Lila: Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

Kusari-Lila: Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

41 të vrarë në një sulm me dron në Sudan

41 të vrarë në një sulm me dron në Sudan

Barcelona fiton edhe ndaj Getafes

Barcelona fiton edhe ndaj Getafes

Tottenhami me 10 lojtarë ia merr një pikë Manchester Unitedit

Tottenhami me 10 lojtarë ia merr një pikë Manchester Unitedit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën