TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gola: Nuk besoj se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë skenën politike

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Gola: Nuk besoj se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë skenën politike

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka deklaruar se lirimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë, do të kishte rëndësi shumë më të madhe sesa çdo rezultat zgjedhor në Kosovë.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Gola u pyet nëse vendimi që pritet të shpallet më 16 shtator mund të ndikojë në skenën politike dhe në balancat elektorale në vend.

Sipas tij, edhe nëse lirimi i tyre do të ndikonte në rezultatin zgjedhor të LVV-së, ai do ta pranonte një gjë të tillë.

“Nëse shpallja e tyre të pafajshëm do t’i destabilizonte ekuilibrat politikë në Kosovë, do të ngjallte emocione të reja dhe do të riorientonte votën, madje edhe nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta kalonte fare pragun zgjedhor, unë do të isha shumë më i kënaqur që ata të kthehen të pafajshëm. Çmimi që Kosova do ta paguante në rast të një vendimi të kundërt do të ishte i pakrahasueshëm në aspektin ndërkombëtar. Mendoj se do të ishte kthimi më i madh për të keq në historinë ndërkombëtare të Kosovës nëse ata dënohen”, ka deklaruar Gola.

Ai tha se ka bindje të plotë në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së dhe e cilësoi procesin gjyqësor si politik.

“Besimi im i thellë është se ata janë të gjithë të pafajshëm dhe po përballen me një proces që unë e konsideroj politik, i ndërtuar për të neutralizuar raportin e Serbisë me Kosovën. Shpresoj që ata të dalin të pafajshëm”, është shprehur ai.

Gola tha gjithashtu se nuk beson se kthimi i tyre do të ndryshonte në mënyrë të ndjeshme skenën politike në Kosovë.

“Unë nuk besoj se rikthimi i tyre do të ishte i atyre përmasave sa ta trondiste skenën elektorale dhe politike në Kosovë. Mendoj se Albin Kurti është në kulmin e fuqisë së tij politike dhe është koha e tij. Fatkeqësisht për Kosovën, ai mbetet një lider pa një kundërshtar të fuqishëm. Më vjen keq për secilin lider opozitar, por nuk mendoj se janë konkurrentë të tij në aspektin politik”, ka përfunduar Gola.

Tags: Ardian GolaLVVTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila: Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

Kusari-Lila: Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

Inspektorati i Mjedisit merr masa ndaj kompanive që punonin pa leje

Inspektorati i Mjedisit merr masa ndaj kompanive që punonin pa leje

Albulena Haxhiu, deputete apo u.d e presidentes? – çka thotë Kushtetuta?

Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar pas paraqitjes së Radoiçiqit në tubimin e Vuçiqit

Tragjedia në Livoç, kryetari i Vitisë shpreh ngushëllime për familjen Bogujevci nga Pozherani

Tragjedia në Livoç, kryetari i Vitisë shpreh ngushëllime për familjen Bogujevci nga Pozherani

Bashkimi triumfon ndaj Borës

Bashkimi triumfon ndaj Borës

Napoli i Rrahmanit shkëlqen ndaj Frosinones

Napoli i Rrahmanit shkëlqen ndaj Frosinones

Trump: Ka ardhur koha që Ukraina të zgjedhë një president të ri

Trump: Ka ardhur koha që Ukraina të zgjedhë një president të ri

Kusari-Lila: Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

Kusari-Lila: Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

41 të vrarë në një sulm me dron në Sudan

41 të vrarë në një sulm me dron në Sudan

Barcelona fiton edhe ndaj Getafes

Barcelona fiton edhe ndaj Getafes

Tottenhami me 10 lojtarë ia merr një pikë Manchester Unitedit

Tottenhami me 10 lojtarë ia merr një pikë Manchester Unitedit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën