TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gojnovci: Kurti dhe Osmani do ta përdorin diasporën për vota

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Gojnovci: Kurti dhe Osmani do ta përdorin diasporën për vota

Analisti politik, Ejup Gojnovci ka vlerësuar se ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do ta përdorin diasporën e Kosovës si target të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor.

Duke komentuar adresimet e Kurtit dhe Osmanit përmes videomesazheve, me të cilat të martën u kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve të regjistrohen për të votuar, Gojnovci ka thënë se ky veprim është i duhur, pasi mobilizimi i tyre është në dobi të demokracisë në Kosovë.

“Edhe Kurti edhe Osmani patjetër që do ta përdorin diasporën si target për vota. Të dy kanë një përkrahje të mirë në mërgatën e Kosovës. I dëgjova adresimet e tyre dhe kanë bërë mirë, sepse mobilizimi është në dobi të demokracisë dhe të shtrirjes më të gjerë të votës demokratike. Ata janë qytetarë të Kosovës, kanë familjet këtu dhe japin kontribut për vendin. Diaspora jonë nuk është për t’u nënçmuar, prandaj përfshirja e tyre është e duhur”, ka thënë ai.

Sipas tij, vota e diasporës do të kanalizohet kryesisht në Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka shtuar se Osmani pritet të ketë rol të rëndësishëm në mobilizimin e votuesve për LDK-në, ndërsa LVV-ja do të ruajë epërsinë në diasporë.

“Osmani ka qenë e pranishme dhe e pranueshme në diasporë dhe mendoj se do të ketë rol të madh në mobilizimin e votës për LDK-në. Megjithatë, primatin në diasporë, edhe sipas të dhënave të KQZ-së, e mban Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti. Kurti nuk lë asgjë rastësisë; ai është një politikan me shumë energji për të arritur suksese maksimale. Edhe në këto zgjedhje nuk pres ndonjë ndryshim të madh – vota e diasporës do të kanalizohet kryesisht në këto dy parti, por me shumicë në LVV, për shkak të relacionit të ndërtuar me mërgatën”, ka përfunduar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV e LDK pezullojnë bisedimet për presidentin

LVV e LDK pezullojnë bisedimet për presidentin

​Pensionohet Laura Pula, prokurore nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

​Pensionohet Laura Pula, prokurore nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Gruda: Nesër duam t’i shohim Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin të lirë

Gruda: Nesër duam t’i shohim Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin të lirë

Nga sot flamuri i UÇK-së do të valojë në të gjitha xhamitë e Kosovës

“Nuk kanë pasur asnjë arsye të qëndrojnë gjashtë vite këtu”, thotë djali i Jakup Krasniqit nga Haga

“Nuk kanë pasur asnjë arsye të qëndrojnë gjashtë vite këtu”, thotë djali i Jakup Krasniqit nga Haga

Ukraina gati të ndalojë sulmet në Rusi nëse Moska nuk godet infrastrukturën ukrainase

Ukraina gati të ndalojë sulmet në Rusi nëse Moska nuk godet infrastrukturën ukrainase

LVV në Prishtinë dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës

LVV në Prishtinë dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën